Opozita kundërshton bilancin e qeverisë: “Inflacioni 1.6%”, pensionet u rritën me 1.4%. Edhe dializa u dha me koncesion”

Postuar në 30 Korrik, 2015 12:59

Bilanci i qeverisjes që bëri sot kryeministri Edi Rama, është kundërshtuar thuajse tërësisht nga kryetari i opozitës. Përveç çështjeve që kanë të bëjnë me situatën makroekonomike, investimet etj., Basha ka bërë edhe këto vërejtje që lidhen direkt me qytetarët. “Rrahu gjoksin se rriti pensionet me 1.4%, ndërkohë që nuk ka përmbushur as detyrimin e tij ligjor që është indeksimi me normën e inflacionit i cili sipas të dhënave zyrtare ishte 1,6 përqind. Ndërkohë, pagat kanë mbetur të ngrira dhe paga minimale nuk ka ndryshuar prej 2 vitesh, duke ulur fuqinë blerëse të konsumatorëve. Në shëndetësi, situata është pak të thuhet skandaloze. Çdo ditë zbulohen afera të tmerrshme korruptive, vjedhje milionash me skema fiktive rimbursimi, siç ishte më i fundit ai i insulinës. Janë dhënë paratë për 220 mijë flakone, ndërkohë që në treg kanë hyrë 60 mijë. Paratë për 160 mijë flakone insulinë që mungojnë janë në xhepat e beqajve e klanit të tij. Koncesioni i Dializës prej 61 milionë euro, një turp i padëgjuar. 61 milionë Euro kur me një të dhjetën mund të bëhet një investim ultramodern e 50 milionë Euro të tjera të shkojnë për shërbime më të mira dhe jo të zhduken në xhepat e klientëve të Edi Ramës”, tha Basha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.