Ilir Meta lë të hapur opsionin e bashkëpunimit politik me PD-në: “Interesi i qytetarëve do të prevalojë në vendimmarrjen e LSI-së”

Postuar në 31 Korrik, 2015 14:12

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka dhënë një intervistë për gazetarin Aleksandër Furrxhi. Ai ka folur për zhvillimet në vend, reformat, problemet e parlamentit, por edhe për aleancat e mundshme në të ardhmen. Duke komfirmuar se LSI do të vizjojë t’u qëndrojë marrëveshjeve, Meta lë të kuptojë se koalicioni i tanishëm nuk është definitiv dhe nuk e kushtëzon partinë e tij. “Për ne është e rëndësishme që LSI-ja t’i shërbejë vendit, t’i shërbejë vendit në drejtim të qeverisjes, t’i shërbejë vendit si një forcë opozitare e përgjegjshme dhe konstruktive pra në çdo pozicion që qytetarët mendojnë që kjo forcë u shërben atyre. LSI-ja nuk është një forcë që duhet të jetë patjetër në pushtet dhe duhet të jetë patjetër një herë me njërën dhe një herë me tjetrën apo ku di unë. LSI është një forcë që është në funksion të interesit të vendit dhe të qytetarëve shqiptarë...Interesi i qytetarëve do të prevalojë në vendimmarrjen e LSI-së”, tha Meta i pyetur rreth aleancës së mundshme me PD-në.
s.z

Comments

Submitted by Liri (not verified) on

<p>Si nuk ju vjen turp qe nuk dini te shkruani ne shqip. Vetem titulli te kall daten. Cfare do te thote &quot;prevaloje&quot; ne shqip????</p>

Submitted by Ish Lsi (not verified) on

<p>Ti je gjarper. do hidhesh andej ketej e pastaj do ti kafshosh te dy. Mjere ata po nuk te kuptuan e mjere Shqiptaret po te votuan.</p>

Submitted by LSI = Kanceri i... (not verified) on

<p>Ka hapur fjalorin e gjuhes se mashtruesve dhe ka gjetur nje fjale Likja sa per tu dukur se po thot endonje gje te madhe. Kur flet dhe LSI per interesin e qytetareve, vaj hallit....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.