Dështon tryeza me Qeverinë. Pronarët kundër draftit: Ne nuk na lidh asgjë me atë projektligj, nuk mbron interesat tona

Postuar në 01 Gusht, 2015 01:55

Dje pa praninë e medias u mbajt takimi i dytë me përfaqësuesit e shoqatave të pronarëve. Mbledhja nisi në orën 10:00 dhe zgjati për rreth tri orë. Takimi u drejtua nga zv. ministri i Drejtësisë, Idlir Peçi, ndërkohë që të pranishëm ishin ministri Nasip Naço, drejtoresha e AKKP, Sonila Qato, avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Alma Hicka dhe kreu i ALUIZN.I­t, Artan Lame. “Panorama” shkruan se shoqatat e pronarëve kanë kërkuar rrëzimin e projektligjit të hartuar nga qeveria për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit. Rama, gjatë prezantimit të projektligjit të pronave në tryezën e radhës, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, jo vetëm nuk i ka bindur pronarët që të ndryshojnë qëndrim, por, përkundrazi, ka nxjerrë edhe më në dukje mosdakordësinë e tyre mbi këtë draft. Pas mbledhjes pronarët thanë se në mënyrë të vazhdueshme u ishte kërkuar që të pranohej varianti i hartuar nga qeveria. “Ne nuk na lidh asgjë me atë projektligj. Ose qeveria të ulet me ne sërish në shtator për të hartuar nja draft të ri, ose të pranohet për shqyrtim projektligji i hartuar nga shoqatat”, thanë pronarët. “Panorama” shkruan gjithashtu se ka mësouar se ministri u ka kërkuar pronarëve të sakrifikojnë në emër të një pakti që i shërben interesave të vendit. Javën e parë të shtatorit do të mbahet edhe takimi tjetër, në të cilin do 8/1/2015 Pronarët kundër ligjit, dështon tryeza me Qeverinë: Nuk mbron interesat tona.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.