Çfarë tha Viktoria Nuland dhe çfarë heshti pushteti

Postuar në 17 Korrik, 2015 03:33
Alfred Lela

Dy sy të mëdhenj blu nuk janë gjithë ç’ka nën/Sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland. Në Amerikë për të do të thoshin, dhe ndoshta e kanë thënë, she’s got balls, too! Zonja Nuland u bë e famshme në qarqe që nuk u intereson shumë politika (sidomos e jashtmja) me shprehjen e saj kundërthënëse Fuck the EU gjatë një telefonate me ambasadorin amerikan në Ukrainë gjatë krizës së atjeshme dhe ngadalësisë së përhershme enciklopedike të europianëve. Në Amerikë, të lodhur edhe atje me një president flegmatik në politikën e jashtme, emri i saj fitoi vezullimin e një respekti që lidhet me idenë e një Pax Americana. Ai emër lakohet me të madh e me shpresë, ndonjëherë edhe me frikë, e pse jo padurim antiamerikan, në vende të cilat demokracinë e kanë ende në tranzicion.

Si në Shqipëri, për shembull.

Victoria Nuland ishte në vizitën e radhës në vendin tonë para tri ditësh. I takoi të gjithë, buzëqeshi për fotoreporterët, përshëndeti procesin, gatishmërinë e Shqipërisë për integrimin euroatlantik, mbështetjen në luftën kundër terrorizmit, e me radhë. Me siguri, në prapaskenë u ka lënë aktorëve politikë edhe porosi. Pse jo në formë qortimesh.

Ajo që ngre krye megjithatë në luzmën e fjalëve mesatarizuese e fjalive të drunjta që artikulojnë zyrtarët euro-amerikanë kur vizitojnë Shqipërinë, është një temë refrenin e së cilës e kemi dëgjuar të artikulohet nga opozita: Dekriminalizimi.

Nuk është as vendi dhe as koha për të thënë një naivitet të llojit “zonja Nuland apo Departamenti i Shtetit, apo Amerika është me opozitën e Bashës”, apo se ata “po mbajnë anë”. Kjo linjë si të ishte kokainë mbi qelq ‘thithet’ zakonisht prej ithtarëve partiakë, të cilët duan ta mposhtin kundërshtarin nëpërmjet karshillëkut me të huajin e fuqishëm. Apo një lajthitje tjetër edhe më devijante e tipit “Nuland e ka qejf Bashën”, “ka simpati për të”etj. Një reflektim të këtij lloj gossipi tiranas e kemi parë të shpërndahet nga oborri i kryeministrit që pas takimit të parë Rama-Merkel.

Nuk pijnë ujë, as njëra e as tjetra.

Ajo që ka ndodhur dhe që ka rëndësi për demokracinë dhe zhvillimet politike në vend është se Amerika, nëpërmjet zonjës Nuland kësaj radhe e nëpërmjet sa të tjerësh ndër vite, ka mbrojtur e vazhdon të mbrojë një ide apo ideal të demokracisë. E cila në rastin tonë dhe në asnjë rast nuk mundet as të performojë dhe as të shëndoshet sa kohë integriteti i saj cënohet nga personazhe që në rastin më të mirë vijnë nga sfonde të paqarta shoqërore.

Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit e tha qartë, se ka një shqetësim të ligjshëm për penetrim të elementit kriminal në politikë. Siç theksoi se janë shqiptarët ata që i bëjnë zgjedhjet, dhe po ata duhet të bëjnë edhe për zgjedhjet. Domethënë t’i nxjerrin jashtë sistemit me votë ofertat politike të shtrembëruara, të paqarta, të mangëta apo kriminale.

Thirrja e saj ishte një Act Now tjetër amerikan, dhe i drejtohej jo vetëm politikës, por sidomos shoqërisë civile, opinionbërësve, medias e gjithë aktorëve që ndikojnë publikun. Edhe pse është një kalë beteje i Bashës dhe opozitës, katarsisi i ofertës politike është një nevojë dhe detyrë e shqiptarëve. Edhe për ata që e shohin me sy të shtrembër opozitën; që nuk u ka dalë ende zëti me 8 vitet e saj si forcën në pushtet; që janë të majtë në thelb e në zemër; që janë apolitikë. Kanë kohë e raste sa të duash që të mos jenë dakord me opozitën apo me Bashën. Ata do të kenë beteja të tjera dhe do të gabojnë sa të duash.

Pushteti e kaloi në heshtje dhe pa fanfarat e zakonshme ‘merakun e dekriminalizimit’ të zonjës Nuland. Nëse pushtetit nuk i intereson ai muhabet, shqiptarëve që ç’ke me të.

Ky aksion është për Shqipërinë. Partitë politike mund ose mund të mos jenë alternativa. Shqipëria nuk është alternativë. Ajo është vetë populli i saj dhe ekzistenca e tij.

Për ta mbyllur me një motiv amerikan, meqë filloi ky shkrim me një të tillë, një këshillë për Lulzim Bashën: në partinë që drejton ka patur gjithmonë ‘mjeshtra të prishjeve’ me amerikanët. Mos e përsërit historinë! Kjo është një tjetër provë e ‘politikës së re’ të lidershipit të ri të Partisë Demokratike.

Alfred Lela

“MAPO”

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

"Nuk është as vendi dhe as koha për të thënë një naivitet të llojit “zonja Nuland apo Departamenti i Shtetit, apo Amerika është me opozitën e Bashës”, apo se ata “po mbajnë anë”. Kjo linjë si të ishte kokainë mbi qelq ‘thithet’ zakonisht prej ithtarëve partiakë, të cilët duan ta mposhtin kundërshtarin nëpërmjet karshillëkut me të huajin e fuqishëm. Apo një lajthitje tjetër edhe më devijante e tipit “Nuland e ka qejf Bashën”, “ka simpati për të”etj. Një reflektim të këtij lloj gossipi tiranas e kemi parë të shpërndahet nga oborri i kryeministrit që pas takimit të parë Rama-Merkel".

Kështu pozon autori. Klishe e tejkaluar sa i takon thelbit të argumentit.

Sugjerim për djaloshin rishtar në gazetari.

Detyra e gazetarit është raportimi i fakteve. Në shkrim nuk ka të tilla.

Nëse dëshiron ta klasifikoje esse-në si analizë, me keq akoma, pasi gjithe sa ofron janë hamendje.

Nëse do ta klasifikoje si opinion, nuk besoj se dalin jashtë rrethit të 10-20 personave që ndajnë, për orientim politik, të njejtat dëshira me djaloshin rishtar.

Pritet më shumë herë tjetër!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.