Kanada (Quebeck): Një gjyqtare i kërkon një gruaje myslimane të heqë velin nga kryet; ndryshe nuk e zhvillon gjyqin

Postuar në 27 Shkurt, 2015 09:47

Ka ndodhur në Kanada. Policia ndalon që djalë që i jepte makinës, dhe zbulon se atij i ishte hequr patenta, e rrjedhimisht nuk kishte të drejtë t'i jepte makinës. Si ndëshkim, ia bllokojnë makinën për një periudhë të caktuar. Mirëpo makina ishte e s'ëmës, e cila e hodhi në gjyq policinë, duke kërkuar e shpresuar që t'i kthehej makina, ngaqë i duhej për punë.

Ja dhe një saktësim i fundit. Zonja në fjalë është myslimane. Quhet Rania El-Alloul. Në seancë gjyqësore u paraqit e veshur sipas normave fetare (siç shihet në fotografinë që shoqëron lajmin). Dhe këtu ballafaqohet me një gjyqtare, që i thotë: Nuk e zhvilloj fare këtë gjyq, nëse nuk e heq velin nga kryet. Përballë insistimit të paditëses, se ishte e drejta e saj ta mbante velin, gjyqtarja, Eliana Marengo, ia bën: "Salla e gjyqit është një vend shekullar, laik, e prandaj veshjen fetare nuk e lejoj. Këtu ka rregulla të caktuara. Nuk lejohen njerëzit as të mbajnë kapele apo syze dielli".

 

Re.Pu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.