Fauci: Varianti britanik i Sars-Cov-2 nuk i ri-infekton ata që janë prekur nga forma të mëhershme të virusit
Mjeku kryesor infeksionist në SHBA, Anthony Fauci, ka deklaruar dje se me vaksinimin në masë, shoqëria amerikane do të rikthehet në një farë normalieti diku nga vjeshta e vitit 2021. Ai ka komentuar zhvillimin e situatës së tanishme gjatë një diskutimi online me guevernatorin e Kalifornisë, Gavin Nessom që ka njoftuar gjurmimin e variantit të ri britanik të Sars-Cov-2. Nga ana e vet mjeku amerikan, ka deklaruar se nga të dhënat e deritanishme, varianti i ri, i ashtuquajtur si varianti britanik nuk i riinfekton personat që e kanë kaluar sëmundjen, pra janë infektuar njëherë me virusin.
Duket se ky mutacion i veçantë e aftëson virusin për transmetimin më të mirë nga personi në person. Megjithatë individët e infektuar me forma të mëhershme të Sars-Cov-2 nuk duket se ri-infektohen me mutacionin e ri. Kjo do të thotë se çdo imunitet i fituar tashmë të mbron ndaj këtij shtami të veçantë
tha Fauci.
Add new comment