NATO zhvillon stërvitjen e parë në territorin serb

Postuar në 08 Gusht, 2017 15:49

NATO hedh një tjetër hap drejt afrimit të Serbisë në rrezen e vet të ndikimit. Në muajin tetor të vitit të ardhshëm, anëtarët e Aleancës do të zhvillojnë stërvitjen e parë në tokën serbe, REGEX18, një lajm që raportohet nga Radio Evropa e Lirë dhe është rishpërndarë në mediat serbe.

Kjo është stërvitja e parë që zhvillohet në territorin e Serbisë, vend që ka marrë pjesë si vëzhguese në 20 stërvitje nën Partnetitetin për Paqe, programi që hap procesin e anëtarësimit.

Lëvizja do të thotë shumë në këtë drejtim dhe nuk është çudi që Beogradi zyrtar të konvertojë këtë çedim ndaj neutraliteti ushtarak që trumbeton me forcë në lehtësi thelbësore për anëtarësimin në BE. Po kështu Serbia mori pjesë edhe në Samitin e Podgoricës, organizuar formalisht nën okelion e Kartës së Adriatikut, nismë amerikane. NATO ka dy zona për të cilat mban përgjegjësi direkte për sigurinë e ku luan rol Serbia: Republika Srpska dhe Kosova. Afrimi i Serbisë patjetër që shërben në këtë drejtim duke integruar aktorët e interesuar drejt skenarëve më pak radikalë.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=08&dd=08&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.