Ministri Çuçi informon ambasadorët për reformën territoriale. “Nuk do të bëjmë asgjë që mund të prekë sistemin elektoral”

Postuar në 23 Prill, 2014 05:06

Ministri i Shtetit  për Çështjet Vendore, Bledi  Çuçi ka informuar sot ambasadorët e akredituar në Shqipëri për ecurinë e reformës territoriale. Ai ka prekur edhe shqetësimin kryesor të opozitës, implikimin e reformës zgjedhore dhe sistemit elektoral në këtë proces. Çuçi ka garantuar se reforma territoriale nuk do të prekë çështjet elektorale dhe se ajo udhëhiqet vetëm nga kritere teknike dhe profesionale. “Mazhoranca parlamentare nuk do të bëjë asgjë që do të prekë sistemin elektoral”, ka thënë ai .Edhe ambasadori i OSBE-së, Florian Rauning ka bërë thirrje për konsensus, në një kohë që opozita ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në komisionin përkatës. Ka diçka ende të paqartë në qëndrimet e shumicës kur vjen puna te nevoja që sjell reforma territoriale në rishikimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet. Kjo pasi qarku aktualisht është një njësi vendore nga e cila dalin një numër i përcaktuar deputetësh për në Kuvendin e Shqipërisë. KQZ-ja ka përcaktuar me vendim për çdo qark numrin e deputetëve mbi kriterin e popullsisë. Nëse kjo njësi rishikoohet apo bie atëherë ndikimi në hartën përfaqësuese detyrimisht do të rishikohet edhe ajo. Nga ana tjetër, ndikimi mund të jetë më i madh në procesin e zgjedhjeve lokale, ku eliminim i i disa komunave, apo edhe ndryshimi i kufijve administrativë prek në masë të madhe ekuilibrin e tanishëm të përfaqësimit të rregulluar në një proces 23 vjeçar qeverisjeje. Rrjedhimisht, qasja e mazhorancës në këtë drejtim ka nevojë të sqarohet.

s.z

Comments

Submitted by Shumica, Pakica... (not verified) on

Opozita nuk duhet ta teproj me te drejten e saj per te kerkuar konsensus,

por ajo duhet respectuar si opozite qe mendon qe nje dite do kthehet ne pushtet dhe do kerkoj te qeverise

me mire, me paster seç beri dhe sadodicka me mire se Pozita qe qeveris tani.

Pozita eshte e deleguar te qeveris se paku me mire, me demokratikisht sec beri Opozita e tanishme,

por Pozita duhet vezhguar pa pushim: nuk ka pse i besohet deshires e predikimeve te saj, por puneve

konkrete.

Pozita mbase edhe do shkoj ndermend ta perdore numrin e votave, dhe opozita ka te drejte ta bej publik

vezhgimin e saj per shkeljet dhe hilet e mundshme: keshtu njerezit do nderrojne kahjen e votes.

Demokracia fiton territor vetiu, por ata qe duhet te fitojne jane shqiptaret, jo partite, jo grupet klienteliste

prane tyre.

Shtypi dhe media duhet te kthjellojne pozicionet respektive.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.