Zgjidhja e çështjes së pronave, qeveria 40 mln USD çdo vit për kompensim

Postuar në 03 Gusht, 2015 10:52

Mënyra sesi shpresohet që çështjet e pronave të mos kalojnë më nga gjykata e Strasburgut, është zotimi i qeverisë shqiptare përpara Këshillit të Europës, se çdo vit do të vendosë në dispozicion për kompensimin e pronarëve 40 milionë dollarë. Qeveria shpreh angazhimin përmes një projekti në KiE për kompensimin në masën 100% të tokës së konfiskuar sipas vlerës së tregut të përllogaritur me zërin kadastral, që prona ka pasur në kohën e shpronësimit, thotë Panorama.
Ligji i ri do të shfuqizojë atë aktual. Nëpërmjet tij, synohet që në harkun e 10 viteve të ketë përfunduar kompensimi i plotë i pronarëve. “Procesi i pagesës për të gjitha vendimet që janë njohur për të drejtën e kompensimit duhet të përfundojnë brenda 10 viteve nga momenti që ka hyrë në fuqi ligji”, saktësohet në planin e veprimit.
a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.