Zyrtare: Në 2012 ka më pak të punësuar se në 2005

Postuar në 14 Maj, 2013 08:31

Të besosh në premtimet e Berishës se do hapë 250 mijë vende pune, është si të besosh te një gënjeshtër që është provuar se është gënjeshtër – shkruan Andrea Stefani në Shqipin e sotëm duke folur për papunësinë. Stefani e ka shoqëruar shënimin e tij me një tabelë, e cila paraqet nivelet e punësimit dhe papunësisë që nga viti 1996-2012 sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë dhe Instituti i Statistikave (INSTAT).

 

Shkruan Stefani: “Janë këto shifra publike që denoncojnë dështimin e qeverisë “Berisha” në çështjen e punësimit, por edhe gënjeshtrat e Berishës në fushatë. Berisha pretendon se ka punësuar 50 mijë vetë. Por statistika na tregon se krahasuar me vitin 2005 në vitin 2012 numri i të punësuarve ishte 5 mijë më pak. Ndërkaq, nuk duhet harruar se në vitin 2009 kur mori mandatin e dytë, Berisha premtoi të punësonte 160 mijë shqiptarë, premtim që sikundër ato të bëra në vitin 2005, rezulton i pambajtur. Edhe nivelet e papunësisë evidentojnë të njëjtën gjë. Ndërsa në vitin 2005 kishim 154 mijë të papunë, në vitin 2012 kishim 142 mijë ose 12 mijë më pak. Dhe a mund të quash sukses uljen në 8 vjet të papunësisë me 12 mijë njerëz? Është njësoj si të mos bësh asgjë. Ndërkohë, nuk duhet harruar se ka burime që nivelin e papunësisë në Shqipëri e llogarisin shumë më lart se ai i pranuar zyrtarisht nga qeveria. Kështu “CIA FactBook” hedh dyshimin se papunësia mund të shkojë deri 30 për qind për shkak edhe të mbizotërimit të fermerëve që mezi mbijetojnë…” a.n.

 

http://top-channel.tv/artikull.php?id=257000

Comments

Submitted by ermiri (not verified) on

<p>Sa mire, vec te punesuarve. do dypunesohen edhe nja 100 mije!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.