Zv. Kryeministri Vuçiç bëri një vizitë të vështirë në veri të Kosovës, dhe nuk duket se arriti shumë

Postuar në 13 Maj, 2013 16:26

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiç është përpjekur të minimizojë problemet mes tij si përfaqësues i Beogradit zyrtar dhe serbëve të veriut të Kosovës, të cilët nuk janë ende të gatshëm të njohin marrëveshjen e nënshkruar me Daçiçit dhe Thaçit. Ai nuk e mohoi mosbesimin e serbëve ndaj kësaj marrëveshjeje, por theksoi se është ngushtuar hendeku që ekzistonte më parë. “Ky hendek nuk është më aq i thellë”, tha ai pas vizitës, por aty për aty saktësoi se “kjo nuk do të thotë që serbët e Kosovës do ta pranojnë lehtë zbatimin e marrëveshjes”.

Ai theksoi se takimi i tij i djeshëm me serbët e Kosovës ka treguar se “ata i besojnë shtetit të tyre”, dhe këtë e tha vetëm një ditë pasi vizita e tij mes tyre po përgatitej si të ish një vizitë në një territor armik. Sidoqoftë, para se ta bënte këtë vizitë, nuk e kish asnjë nënfish të optimizmit që demonstroi pas vizitës. “Fuqishëm besoj se në ditët e ardhshme do të marrim vendim të përbashkët në të mirë të gjithë kombit”, i tha Vuçiç portalit Veçernje Novosti.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.