Zogaj jep shpjegimin e vet pse Berisha po bën bujën referendare

Postuar në 28 Gusht, 2012 04:32

Kujt i duhet një referendum pa kundërshtarë?, pyet Zogaj qysh në titull në shkrimin e vet të publikuar në Shqiptarja.com, në të cilin ai jep versionin e tij të shpjegimit të kësaj propagande referendare:

“Berisha dhe shumica e tij kanë një hall tjetër më të madh se heqja e imunitetit. Atyre u duhet patjetër një justifikim demagogjiko-populist për refuzimin eventual për të tretin vit radhazi nga Europa të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Jo se i ha meraku që jemi sërish në bisht të Europës – po ta kishin këtë merak do të qeverisnin ndryshe – por u duhet për propagandë, meqënëse po futemi edhe në një vit elektoral. E kuptojnë sa e rëndë është në vështrimin e popullit proeuropian shqiptar të ngelësh tre herë radhazi në provimet e Brukselit; e kuptojnë se një qeveri që ka xhiruar në vend katër vjet radhazi në lidhje me aspiratën numër një të popullit të vet nuk ka më asnjë arsye të rikonfirmohet në qeverisje. Vetëm nëse populli nga proeuropian është kthyer në antieuropian, gjë që nuk ka ndodhur e s’ka për të ndodhur. Pra u duhet të kapen diku, u duhet t’ja faturojnë opozitës dështimin eventual me stausin. E dinë se është marrëzi, po kush ta hajë, ta hajë.”

Shkrimin e plotë mund të lexoni në linkun: http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/nje-referendum-pa-kundershtare--114907.html

Re.Pu.

Comments

Submitted by I-liri (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nuk do te kete referndum. SRB-it, nuk ja mban te testoje veten. Ka friken e humbjes. Kjo do te ishte shkaterrimtare dhe vdekjeprurese per te dhe per PD-ne.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.