Zjarret janë një emergjencë mediatike, por jo politike

Postuar në 28 Gusht, 2012 03:57

Emergjenca e zjarreve është lajmi i parë i këtyre ditëve. Shtypi i sotëm ka bërë me dije se janë 33 vatra zjarri (e përditshmja Shqip), se gjatë 50 ditëve të fundit ka pasur afro 150 zjarre në gjithë territorin e vendit, dhe janë regjistruar mbi 300 hektarë sipërfaqe e djegur (Alfred Olli, kreu i emergjencave civile), se shumica e zjarreve janë në zonat malore, rrjedhimisht ndërhyrja është e pamundur (sërish Alfred Olli), se gjeografia e zjarreve është e plotë, në zonën bregdetare të jugut, në Korçë, në Kukës, në Shkodër, në Tiranë, në Krujë në Dibër, në Elbasan, në Lezhë (sipas shqiptares.com), se janë arrestuar deri tani 55 persona të dyshuar si piromanë.

Zjarret kanë marrë formën e një emergjence mediatike (media po raporton e informon në vijimësi), por ende nuk janë bërë aq sa duhet pjesë e bebatit politik.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.