'Zgjidhjen' për situatën e rëndë me grevistët e gjen…policia: Arreston atë që mbajti çakmakun

Postuar në 08 Tetor, 2012 12:52

Zgjidhjen që po kërkojnë të gjithë për shtensionimin e situatës së agravuar me grevistët e urisë më në fund e e gjeti...policia e shtetit. Për policinë shqiptare, gjëja më e rëndësishme që ka ndodhur sot është nëse Ndreca i vuri flakën vetes apo një prej shokëve të tij e ndihmoi. "Sipas policisë, Gjergj Ndreca u lye me benzinë, ndërsa grevisti Pal Shqefni dyshohet se i vuri flakën. Blutë kanë arrestuar Shqefnin" – njofton agjensia Balkanweb.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i grevistëve. "Nëse nuk plotësohen kërkesat do t’i vendosim të gjithë flakën njëri-tjetrit”, shprehen ata në Tv News 24. Sipas këtij televizioni, grevistët paralajmërojnë se protesta do të zhvendoset nesër para policisë, me qëllim lirimin e grevistit Perikli Shqevi. “Presim edhe 24 orë, veprimet tona do të për-shkallëzohen”, paralajmërojmë ata.

Ndërkohë fotot e protestuesit Gjergj Ndreca të përfshire nga flakët, shoqëruar me titujt: "Ish i burgosuri politik shqiptar i ve flaken vetes ne demonstrate", janë përhapur shpejt në internet, duke u publikuar nga blogjet, site-t informative e deri tek prestigjozja "Ëashington Post". Gjesti ekstrem i 51-vjeçarit ka gjetur pasqyrim te menjëhershëm, si akt i dëshpëruar i një njeriu që nuk di sesi ta bëjë ndryshe zërin e tij të degjohet. Ndreca, ish i burgosur politik kërkon përshpejtimin e ritmit te kompensimeve per viktimat e ish-regjimit komunist, shkruan "Washington Post". - A.N.

 

Foto: Nga protesta e sotme e ish të burgosurve politikë përpara Parlamentit - LSA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.