Zgjedhjet USA: Sondazhet nxjerrin para Obamën në Ohio e Florida

Postuar në 03 Nëntor, 2012 07:01

Obama duket më tepër fitues, pasi sondazhet i japin ngritje me 6 pikë në Ohajo dhe 2 në Florida. Presidenti Barack Obama në Ohajo është 51% në krahasim me 45% të Mitt Romney, ndërsa Florida është me 49% kundrejt 47% të sfidantit. Nëse presidenti fiton në Ohajo dhe në Florida, de facto do të sigurojë fitoren, duke thyer dhe kufirin e 270 kolegjeve zgjedhore. Kanë mbetur tre ditë për të votuar, dhe e tërë bota është në ankth, çfarëdo të thotë se ajo që ndodhë në Amerikë ende ka impakt në psikologjinë e vendeve. Nga të dhënat e fundit, kinezët e japonezët preferojnë Obamën. Janë nëntë shtete në lojë. Beteja mes Barak Obama dhe rivalit të tij Romney është drejt vijës së finishit, dhe fushata është në marshin e 5-të. Obama ditët e fundit i ka dhënë prioritet uraganit Sandy, dhe eleminimit të pasojave, gjë që ia ka shtuar pikët në publik. Ne.Su.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.