Zef Brozi opozitës: Votojeni ligjin për imunitetet e mos u trembni nga Berisha!

Postuar në 10 Korrik, 2012 04:18

Zef Brozi, ish gjyqtar, ka ca kohë që është shumë aktiv me opinionet e veta lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri (nga SHBA-të, ku banon prej vitesh). Herë pas herë bëhet i gjallë o me ndonjë intervistë, o me ndonjë shkrim. Ja, në numrin e sotëm të shqiptares.com ish një shkrim i gjatë i tij lidhur me argumentin e imuniteteve, në të cilin ai i bën apel opozitës ta votojë menjëherë projektligjin për imunitetet e të mos dramatizojë më shumë se sa duhet me idenë se Berisha, tani që i ka në dorë të gjitha, mund të bëjë goditje ndaj veprimtarëve apo eksponentëve politikë të opozitës.

Brozi bën dhe sugjerimin e vet për amendimin e kushtetutës në këtë rast. Për të, mjafton një nen i formuluar thjesht: Zyrtarët e shtetit shqiptar, që të gjithë, përgjigjen penalisht, hetohen e gjykohen pa asnjë pengesë kur kryejnë vepra penale të parashikuara në Kodin Penal a ligjet e tjera.

Kjo tezë e tij shtjellohet gjatë në shkrimin e publikuar në të përditshmen shqiptarja.com.

Re.Pu.

Comments

Submitted by antishqiptari (not verified) on

ka shume te drejte, por ku e gjen te drejten ky robi qe pas nje palo karriere ne krye te kasacionit, ku ishte praktikisht masha me te cilen sala kapte pislleqet, na ben kryeopozitarin pas 16 vitesh te lumtur duke shitur mish apo kepuce ne amerike?!!!

Sinqerisht, si opozitar ndaj sales ( dhe ndaj edit) ndihem i fyer thjesht nga mendimi se ky robi mendon se une mezi po pres qe ky te thote ndnj gje.

Ky zefi, i lodhur nga kepuceshitja ( metafore kjo, se ndoshta shet mish, patate apo reklama), pasi ka pare ish koleget e tij gjykates dhe politikane qe vijne ne dyqanin ku ai punon ne New York ps dhe te blejne sandale per dashnoren me shume se sa merr ai rroge ne vit, do t'i hape vetes mundesine qe pas 2013 te vije ketu dhe te shese mend, ne memedheun e dashur me shume leke. ( C'kerkove ne amerike mor zef mavria, amerika eshte ketu)_

Submitted by Cur Gjeloshi (not verified) on

Sqarim:

-Zefi nuk shet kepuce dhe as qe merret me gjera te tilla. Gjithashtu nuk jeton ne New York por ne Washington DC.

-Zefi kishte kurajo te beje ate qe te tjeret nuk e bene ne kohen e tij dhe per mua kjo ka qene nje

marrezi nga ai sepse perfundoi i syrgjynosur.

-Ata qe i bene hosana doktorit, iken dhe jane perseri rrotull tij; Pollo, Shehu etc.

Nje vrejtje qe kam per Zefin eshte se ai  nuk eshte i organizuar ne ato qe ben. Psh ai mundet te organizoje te pakten nje Web online dhe te trajtoje ceshtje qe ai i di mire .

Submitted by antishqiptari (not verified) on

ai muhabeti i kepuceve, eshte metafore per te treguar se keto 15 vitet e fundit ky robi ka pare hallin e vet ne cepin tjeter te dynjase. Keshtu qe eshte komplet muhabet koti qe te mendosh se opinionet e tij kane ndnj vlere. Sigurisht qe ndnj here edhe mund te kene vlere, si i mesipermi, por kjo nuk do te thote se personi qe e thote kete opinion meriton kete vemendje mediatike.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.