Votimi më 6 gusht e shtyn me një vit diskutimin mbi imunitetin

Postuar në 31 Korrik, 2012 04:07

Në nenin 177 të kushtetutës, pika 8, teksa përcaktohen rrethanat e rishikimit të dokumentit themeltar të shtetit, thuhet: “Rishikimi i Kushtetutës për të njëjtën çështje nuk mund të bëhet përpara se të ketë kaluar një vit nga dita e rrëzimit të projektligjit në Kuvend, dhe jo më përpara se të kenë kaluar 3 vjet nga dita e rrëzimit të tij në referendum”. Kjo don të thotë se, nëse në datën 6 gusht, maxhoranca e fut në seancë miratimin e projekt/ligjit mbi imunitetet pa marrë konsensusin e opozitës, parlamenti nuk mund t’i rikthehet kësaj çështjeje deri në 6 gushtin e vitit të ardhshëm.

Ka dy zgjidhje për ta shmangur këtë situatë: 1. Opozita ta votojë projekt/ligjin mbi imunitetet; ose 2. Maxhoranca t’mos e fusë në votim një projekt/ligj, për të cilin nuk i ka votat. Cila zgjidhje do parapëlqehet? Gjasat janë që të parapëlqehet një zgjidhje e tretë: opozita s’do ta votojë draftin e maxhorancës, dhe maxhoranca do ta fusë draftin në parlament me synimin për të djegur çdo mundësi për një diskutim tjetër deri më 6 gusht 2013. Kjo është politika shqiptare.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.