Votat fiktive të Shpërdhetit, ja dhanë mandatin e Lezhës të djathtës, thotë TCH

Postuar në 16 Korrik, 2013 13:46

 

Mandatin e fundit në qarkun e Lezhës, koalicioni i djathtë e mori me 39 vota plus, sipas vendimit të KQZ-së. Por ç’ka ndodhur? PS ka bërë një ankesë ku

i ka kërkuar KQZ-së anulimin e zgjedhjeve në disa qendra votimi të ZAZ-së 15, që i përkasin rrethit të Kurbinit, me pretendimin se në qendrën e votimit 907, e cila ishte vendosur në ambientet e shkollës Shpërdhet në Mamurras, është zhvilluar votim fiktiv ku mund të jenë mbushur kutitë e votimit, për faktin se

pjesëmarrja në votim ishte shumë e lartë, mbi 90%. Dhe krahasuar me tendencën historike të pjesëmarrjes në tre zgjedhjet e fundit, diferenca është flagrante. Në këtë pikë, një investigim i Muhamet Veliut të TCH, zhbiron një moment shumë domethënës: Top Channel ka siguruar të dhëna reale në lidhje me këtë qendër votimi duke u nisur nga emrat në listën e zgjedhësve dhe krahasuar ato me të dhënat e sistemit TIMS për të vërtetuar nëse këtë zgjedhës më 23 qershor kanë qenë në Shqipëri. Dhe çfarë del? Të dhënat nga sistemi TIMS tregojnë se 156 zgjedhës të kësaj qendre votimi më 23 qershor nuk kanë qenë në territorin e Shqipërisë dhe s’mund të kenë votuar. Duke iu referuar të dhënave, nga këta 156, vetëm 57 zgjedhës nuk kanë votuar, ndërsa kanë votuar pa qenë në Shqipëri 99 zgjedhës. Pra, ajo diferenca 39 votash që nxorri fituese të djathtën…

 

A.K

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.