Vizita më e dhimbshme në 10 muaj detyrë, - thotë Totozani te grevistët dhe shton për policinë: Ka kryer vepër penale

Postuar në 20 Tetor, 2012 12:27

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka vizituar pasditen e së shtunës ish-të përndjekurit në grevë urie. Në një prononcim për mediat në përfundim të vizitës, Totozani e ka vlerësuar situatën e grevistëve si tepër të rëndë, për faktin se atyre nuk u lejohen lëngjet, serumet dhe ilaçet. Më poshtë, prononcimi i tij për mediat sipas TCH:

“Për disa ditë unë mbush 10 muaj si Avokat i Popullit. Mund t’ju them se kam parë shumë gjatë këtyre 10 muajve. Kam pasur të bëj me problematika nga më të ndryshmet, por vizitë më të vështirë dhe më të dhimbshme sesa kjo e sotmja nuk kam pasur. Kjo vizitë më bind që situata të tilla duhet t’i kemi sa më të rralla, ose të mos i kemi fare. Grevistëve  u janë ndaluar lëngjet, serumet dhe ilaçet. Kemi pasur një komunikim me Policinë e Shtetit, i kemi shkruar zotit Hysni Burgaj që mediat, familjarët dhe lëngjet të lejohen të futen në çadër. Sot kam konstatuar se kjo gjë u është ndaluar. I kujtoj kujtdo që ka dhënë këtë urdhër, kujdes. Ky urdhër është në ekstremitetet e degradimit çnjerëzor. Eshtë një akt që dënohet nga konventat e BE-së. Ai që ka dhënë këtë urdhër ka përgjegjësi personale pasi kjo është një vepër penale". Re.Pu.

Comments

Submitted by Cur Gjeloshi (not verified) on

Baba Saliu po sillet si karagjoz; ashtu bente dhe Gedafi; nuk mirrte vesh se çfare i thoshte Amerika dhe vetem ditet e fundit u kujtua per te bere negociata por ishte vone! Ai po ngaterron grevat politike me ate te ish te burgosurve.

Ai i urren ish te burgosurit, dhe nga ana tjeter e konsideron vehten si perfaqesuesin e tyre legjitim dhe se ata jane te detyruar te votojne vazhdimisht per atë.

Por punet kane ndryshuar, sideomos pas tenderit te albpetrolit :)!!...

Por, nje gjë nuk kuptoj ne gjithe kete histori: Perse Edi Rama dergon tek grevistet nje "shkodrane" trutharë per te dhene deklarata? Perse ky zoteri nuk del, te ju kerkoje te falur ish te perndjekurve, ne emer te ish partise se punes qe ne fakt perfaqeson, dhe ti marre ata ne mbrojtje nga neperkembje qe u ben Saliu? Kjo do te ishte mençuria e tij, por ku do ti marr ato mend ai trutharë!!

Submitted by f d (not verified) on

E dhimbeshme, shume e dhimbeshme!...Te gjitheve na dhemb deri ne ulurime...Po kush e sheron kete dhimbje te paperballueshme ?!...Semaforet me 'kujdes' ne i shkelim derisa 'vdes'...E ce pastaj ?!...Vetem kaq?!...Sa pak per ate dhimbje te dhimbeshme per te gjithe te dhimburit...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.