Vijon polemika kilometrike: Surroi i jep Dell-it këshillat e lamtumirës

Postuar në 30 Korrik, 2012 14:17

Pas letrës lamtumirëse, më saktë pas përgjigjes që Christopher Dell dha për letrën lamtumirëse, Veton Surroi ka dhe nja dy këshilla lamtumirëse për ambasadorin. Në atë që publikohet në versionin online të Kohës Ditore vihet re se Surroi nuk e ka më zellin e fillimit për ta vijuar këtë polemikë kilometrike të pasur me përgojime, pickime, fyerje, denoncime, referenca nga letërsia botërore, etj.  “Kudo që të shkosh, nëse ende shkon si diplomat, do të të këshilloja që të rilexosh përshkrimin e vendit të punës. Në të nuk thuhet se mund të sillesh si je sjellë në Kosovë”, e këshillon Surroi ambasadorin.

Publicisti kosovar nuk vihet në kërkim të paraleleve letrare, gjë që e kish bërë Dell-i në letrën e fundit me librin për fëmijë “Wizard of Oz” (“Lizard of Oz”, e quante për t’i mëshuar ca më shumë epitetit të Zvarranikut, me të cilin ka thirrur qysh në krye të herës Surroin). “Kam frikë se kërkimi i analogjive letrare do të ma zgjaste këtë letër, gjë që që as kam dëshirë ta bëj e as besoj ke nevojë ta lexosh”, i thotë Surroi me nnjë ton fare të qetë. Dhe vijon: “ Në vend të këtyre do të përpiqem që të të jap dy këshilla. Këshilla e parë është profesionale: Nuk të ka hije si diplomat që të merresh me një qytetar privat të Kosovës. Këshilla e dytë është burrërore: Nëse ke zënkë me mua, lëri të tjerët”.

Në versionin print të Kohës Ditore ka më shumë se sa kaq.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Respekt zoti Veton.Mire ja ke bere.Vine ca palaço te quajture ambasadore dhe kujojne se bajgat qe nxjerin nga goja jane xhevair.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Palaços nuk duhet përgjigjur si palaço nëse nuk je edhe vetë palaço. Surroi ka dështuar plotësisht. Gati nuk mund ta besoj që paskemi pasë kujtuar që ka potencial. Surroi na qenkësh më primitiv se këta gomerët që i kemi mbi kokë. Sa i ulët është treguar o Zot. Si të ishte grua e përdalë ky Surroi.</p>

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

<p>ti Veton nuk je qytetar privat, ti je Produkt Privat OMGJ Sorosiane;-) Ti je Veton Soros Surroi;-)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.