Usa Today ‘zbulon’ Kanunin, kushtetutën e vetme të shqiptarëve

Postuar në 30 Korrik, 2012 06:21

Gazetarja e së përditshmes amerikane Usa Today, Nadia Shira Cohen e mbyll një shkrim mbi gjakmarrjen në Shqipëri me fjalët e një banori të malësisë së Shkodrës, që quhet Mark: “Unë besoj se ky vend do fillojë të jetë i lirë në atë moment, kur Kanuni i Lek Dukagjinit do të jetë kushtetuta e vetme, së cilës do t’i binden njerëzit”. Në po të njëjtin shkrim, citohet Gjin Marku, drejtori i Komitetit të Pajtimit të gjaqeve, të ketë thënë: “Problemi me gjakmarrjen në ditët e sotme është se secili ka interpretimin e vet për Kanunin; njerëzit, në vend të respektojnë Kanunin në formën fillestare e origjinale të tij, dhunojnë nenet e këtij kanuni, e kjo është arsyeja që gra të reja bëhen viktima; ky është problemi ynë i madh”.

Në artikull, si në të gjithë artikujt mbi këtë argument, bëhet një histori e gjakmarrjes dhe e Kanunit, flitet për raste konkrete (shkrimi fillon e mbyllet me një vajzë, që quhet Aurora, që është detyruar ta çojë jetën brenda katër mureve, duke parë TV e duke lundruar në internet), e jepet një kontekst socio-politik i këtij vendi që përshkruhet si mesjetar, në të cilin – kështu thuhet nga gazetarja amerikane – “gjykatat nuk janë efektive e qeveria shihet në masë  si e korruptuar”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Ne shekullin e 21 malesia vazhdon me Kanune.Nuk qyteterohen kurre Maloket.Ose me sakte.Kafshe pylli nderkohe qe bota po shkon drejt Globalizimit.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Edhe ne Vloren ( jam nga Vlora) tone ka kafshe pylli, savane, ajri,dhe deti sa te duash.

Persa i perket ketij markut, zefit, gjinit apo se si e ka emrin, ne kemi fjalen e bukur shqipe rr... k...

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Mire e ka.

Ky vend i ndyre ka nje vecanti. Ne kete ven sapo hap gojen, ke te drejte, pavaresisht se sa idiote mund te jete alternativa jote. Realiteti eshte gjithnje me keq

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.