Update/Vrasja e turistëve në Dukagjin, autori një 20-vjeçar nga zona e Dukagjinit. Donte t’u merrte fuoristradën dy çekëve

Postuar në 05 Korrik, 2015 05:15

Policia e Shkodrës  thotë se ka zbardhur ngjarjen makabre të së premtes në Dukagjin ku mbetën të vrarë dy turistët çekë. Sipas saj nga hetimet rezulton se autor i krimit të dyfishtë është një 20 vjeçari Sokol Mjacaj nga zona e Dukagjinit në Shkodër, i cili ka dashur t’u marrë fuoristradën dy turistëve çekë. Autori dyshohet se është një nga pjesëtarët e grupit të zjarrit që qëlloi mbi helikopterin e ushtrisë gjatë operacionit antikanabis në Dukagjin.  Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar nga kompania e prodhimit të dokumetave të identitetit të kryhen disa krahasime me shenjat e gishtave të gjetura në makinë. Nga ky veprim do të sqarohen nëse Sokol Mjacaj është autor i ngjarjes që tronditi opinion public. Autori sipas grupit hetimor ka kryer disa veprime amatore gjatë krimit, pasi në makinë ka lënë gjurmë. Nga informacionet e policisë dyshohet se 20 vjeçari është marrë si pasagjer nga dy turistët në Shosh dhe ka udhëtuar deri në vendin e quajtur Shkallë Lugje 11 km larg fshatit Prekal.  Në këtë vend  ai ka shtënë me armë ndaj dy turistëve duke I lënë të vdekur në ven.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.