U ble pozicioni tranzit i Shqipërisë, - thotë Nazarko për Albpetrolin dhe e quan Taçin, "biznesmen gjenial"

Postuar në 06 Tetor, 2012 14:56

"Kanë blerë naftën apo gazin? Natyrisht, por më shumë se ato kanë blerë pozicionin tranzit të Shqipërisë". - I këtij mendimi është Shpëtim Nazarko që ka botuar në numrin e sotëm të së përditshmes Panorama një artikull lidhur me privatizimin e Albpetrol. Nazarko bën fillimisht një hyrje të gjatë të situatës me pasuritë kombëtare: "Shitësi është Qeveria, e cila, si e majtë apo e djathtë, nuk ka bërë, as më shumë as më pak këto njëzet vjet, po ka hedhur në erë, me sa ka mundur dhe si ka mundur, gjithë pasuritë kombëtare të Shqipërisë. Mjafton të përmendësh si fillim kromin, ku deri nga viti ’90 konsideroheshim në tre-katër më të mëdhenjtë e botës. Po të doni të vërtetoni tezën, shkoni në Bulqizë dhe takoni Mesjetën. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për energjinë. Pa ardhur mirë dimri, po shihen në horizont më shumë se sa duhet pushtimi i nënstacioneve elektrike nga fshatarë e qytetarë. Kthehuni te sektori i naftës…" – thotë ai.

A jemi me shitjen e Albpetrolit në të njëjtët skenarë?

Për Nazarkon, Qeveria duhet ta kishte shitur atë bashkë me ARMO-n. "Kjo për t’i ardhur drejtpërdrejt në ndihmë kësaj të fundit. Nafta e Shqipërisë duhet të qëndrojë në Shqipëri. E shitur jashtë si bruto dhe e blerë përsëri si nënprodukt, ajo shpie në një humbje katastrofale që disa e llogarisin me mbi 200 e ca milionë euro, e me të cilat mund të mbanin pensionet e Shqipërisë. Blerësi i tanishëm i Albpetrolit po rregullon kështu gabimin e parë të Qeverisë. Po e rregullon në mënyrë të shkëlqyer…" – thotë ai dhe më pas nuk i kursen lëvdatat për Taçin:

Shkruan Nazarko: "Jemi brenda një prej atyre lojërave të holla të shahistëve të dorës së parë që e quajnë shahun e tyre gjeopolitikë, apo biznes gjenial që e ka themelin e tij në gjeopolitikë.Që Taçi apo ndoshta industrialisti i vetëm shqiptar, ka gjenin e një mjeshtri të klasit të parë, këtë nuk e dyshoj. Që BNP Paribas nuk këshillon dhe garanton kot ofertën e një operacioni i cili dhe fillimisht kushton shumë para, ka një  arsye të shëndoshë. Që amerikanët vendosen menjëherë në këtë skemë dhe dihet që në këtë botë nuk janë të parët e saj, sepse u japin para të tjerëve, por shumojnë të tyret, edhe kjo nuk diskutohet…"  (a.n.)

Nazarko i plotë:

http://www.panorama.com.al/2012/10/06/cfare-u-shit-me-albpet...

Comments

Submitted by ilir fetahu (not verified) on

e lexova me shume vemendje . fillimisht nje bravo te madhe si gjithe lojtaret e shahut vizioni i skakieres eshte i shkelqyer. e plote e sakte kirurgjikale pa asnje boshllek . vetem  se kam nje dyshim a mos pas nje loje kaq te zgjuar nuk jane vetem amerikanet e Tacit po mund te jene dhe PARATE QE JANE VJEDHUR NE SHQIPERI KETO VITE  NGA XHAXHI KROKODILI APO KROKODILET NESE DONI TI QUAJ KESHTU.MOS NDOSHTA DHANE KAQ SHUME NGA FRIKA SE DO JEPTE ME TEPER GAZPROMI)))))

APO EDHE NE DUHET TE KEMI SHUME NAFTE E GAZ SIC PO THUHET SE KA GREQIA,ATHERE I BIE QE TA KENE BLERE LIRE)))

Submitted by Anonim (not verified) on

Ca të bëjë Nazarkoja?! Është bo keq për lek.

Përveç mosnjohjes së kuptimit  të fjalës industrialist (sa fabrika ka ndërtuar Taçi deri më sot?) Nazarkoja tregon edhe provincializmin e vet dhe  levantizmin me përrallat e tij rreth amerikanëve dhe bankave të huaja, të cilat në fakt nuk kanë futur asnjë lek por vetëm shpresojnë të marrin ndonjë thërrmijë nga ky pastrim i madh parash azerbajxhanase apo ruse.

Shpresoj që kromi e nafta të mbarojnë në shqipëri të shpëtojmë nga mafia e kromit dhe nga mafia e naftës! Shumica e vendeve europiane nuk kanë as naftë, as krom dhe deri më sot janë shumë më mirë se ne.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.