Turqia dënon “komplotistët”, burg përjetë për kryegjeneralin Bazbug

Postuar në 05 Gusht, 2013 12:33

“Komploti Ergenekon”, një grup prej qindra personash publikë, ushtarakë dhe ish zyrtarë në Turqi, të akuzuar për tentative për grusht shteti kundër qeverisë Erdogan, dëgjoi sot dënimet e gjykatës në kompleksin ushtarak të Silivrisë pranë Stambollit. Nga 270 persona të cilët akuzohen për komplot për përmbysjen e qeverisë, 21 u liruan nga akuzat, por nuk mungojnë disa dënime me burg të përjetshëm, ku spikat ish shefi i shtabit 2008-2010, gjeneral Ilker Bazbug (ne foto me kryeministrin), për të cilin është thënë se ka origjinë shqiptare. Të tjera dënime të përjetshme morën gazetari Tunxhai Ozkan, gazetari e deputeti Mustafa Balbay, avokati Qemal Kerinsëz, kreu i Partisë së Punëtorëve, Dogu Perinxhëk etj. Qindra të grumbulluar pranë kompleksit, u bllokuan nga forcat speciale turke. Sipas BBC, një deklaratë interesante bëri pas shpalljes së dënimeve, deputeti republikan Akif Hamzaxhebi: “Të dënosh dikë që ka qenë kryekomandant i Forcave të Armatosura turke si anëtar i një organizate terroriste, domethënë të akuzosh dhe nxjerrësh para gjyqit gjithë ushtrinë”.

A.K

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.