Tsipras riformaton kabinetin, ndryshohen apo zëvendësohen dhjetë portofole qeveritare

Postuar në 17 Korrik, 2015 14:44

Thuajse 6-të muaj pas ardhjes në fuqi të Radikalëve të Majtë, kryeministri Tsipras bën riformatimin e parë të kabinetit të tij duke shkarkuar tre ministra që nuk mbështeten në votimin parlamentar masat e propozuara nga ai, si kusht për marrjen e paketës së ndihmës prej 86 mld euro nga huadhënësit. Dhjetë portofole qeveritare ndryshohen ose zëvendësohen me futjen e shtatë anëterëve të rinj në qeveri, ndërsa komunikimi i ndryshimeve është bërë për herë të parë në historinë greke të pasluftës me komunikatë për shtyp, për shkak të situatës tepër kritike në vend, që kanë shkaktuar mbi 50 vatrat e zjarrit në të gjithë Greqinë. Konkretisht Tsipras ka zëvendësuar zëdhënësin e qeverisë, që është emëruar si një prej tre përfaqësuesve të grupit parlamentar, me zonjën Olga Gerovasili. Në Ministrinë e Reformave Administrative është emëruar ministër, Plotësues Kristoforos Vernadhakis në vend të Giorgos Katrougalos, që është transferuar në Ministrinë e Punës.Trifon Aleksiadhis merr përsipër postin e rëndësishëm si ministër Plotësues në Ministrinë e Financave, përgjegjës për të ardhurat e shtetit dhe mekanizmin e taksave. Ministër i Rindërtimit Produktiv, Energjisë dhe Mjedisit emërohet  ish-ministri i Punës, Panos Skourletis , zv/ministër i Brendshëm,  Pavlos Polakis, zv/ministër i Punës, Pavlos Haikalis. Bien në sy dy emërimet në Ministrinë e Jashtme, ai ministres Plotësuese për Çështjet Europiane, Sia Anagnostopoulou dhe i zv/ministrit të ri, Joannis Amanatidis. Tashmë në qeverinë Tsipras numërohen 6 anëtarë nga partia e vogël e djathtë e koalicionit, Grekët e Pavarur, që fiton një post më tepër. Riformatimi i kabinetit është bërë në të njëjtën dite kur Parlamenti gjerman me shumicë votash i ka dhënë të drejtën qeverisë së kancelares Merkel të negociojë për paketën e shpëtimit të Greqisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.