A tregoi referendumi për plehrat se në Shqipëri askush nuk mund të kontrollojë gjithçka?

Postuar në 08 Mars, 2013 03:55

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë miratoi ditët e fundit zhvillimin e një referendumi popullor kundër importimit dhe riciklimit në Shqipëri të mbetjeve nga vendet e BE-së. Lëvizja qytetare "Aleanca kundër Importit të Plehrave" e drejtuar nga një grup nismëtar ambientalistësh dhe aktivistësh për të drejtat e njeriut ia doli mbanë të mbledhë 50 mijë firma qytetarësh. Faqja online e Deutsche Welle-s në shqip ka intervistuar Kozara Katin (në foto), Blendi Kajsiun e Lavdosh Ferrunin që drejtuan këtë lëvizje qytetare.

Kajsiu duket vërtet entuziast kur deklaron: "Referendumi tregoi se ky sistem vendmmarrjeje nuk është i pathyeshëm. Ai tregoi se në Shqipëri askush nuk mund të kontrollojë gjithçka..."

Kurse Kati jep disa të dhëna shqetësuese: "Menjëherë pas miratimit të ligjit u nënshkruan kontrata me Italinë, me Maltën dhe me Spanjën. Impiante të shumta të përpunimit të tyre u ngritën sidomos pranë pikave të kalimit kufitar me vendet fqinjë. Ricikimi vazhdon prej dy vitesh me kapacitet të plotë. Po ku shkojnë mbetjet e mbeturinave pas riciklimit të tyre? Kjo është mister. Nuk ka dokumentacion se ku shkojnë, as çfarë ka hyrë dhe çfarë ka dalë në Shqipëri brenda këtyre dy viteve të fundit, as ku kanë përfunduar mbetjet: në landfielde, lumenj apo prapa maleve. Ndërkohë që në Shqipëri mungojnë mjetet teknike në pikat kufitare, kapacitetet njerëzore për të kontrolluar dhe verifikuar se çfarë mbetjesh kanë ardhur dhe vijnë nga vendet e BE-së, nëse ato janë ose jo të rrezikshme për mjedisin, burimet ujore nëntokësore dhe mbi të gjitha për shëndetin e qytetarëve..."

Sipas të dhënave zyrtare në Ministrinë e Mjedisit kanë mbërritur nderkohe 12 kërkesa të biznesit vendas për të ngritur impiante të reja pranë pikave kufitare me Greqinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Kosovën dhe ricilimin e mbetjeve të importuara. Kjo pasi Parlamenti nuk miratoi kërkesën e "Aleances kundër importit të plehrave" për një moratorium të importit të tyre deri në zhvillimin e referendumit - shkruan DW.

 

Comments

Submitted by voica (not verified) on

<p>Ka njeri qe ka dijeni rreth kaesaj ceshtjeje, te tregoje se c&#39;duan te thone Ilir Rusmajli dhe MM (Mjeshtri i Merituar i Sporteve shume te Renda), M.M. (Miri Mediu), kur thone qe miratimi i referendumit do te lejoje pa kufizim hyrjen e mbetjeve po u hoqen dy nenet..... . Madje, thane qe po manipulohet opinioni publik dhe referendaret kane qellime te fshehta dhe te erreta.... Falenderoj kedo qe do kete durimin dhe kohen.</p>

Submitted by Fani Tanku (not verified) on

<p>@voica : Mund tt jap vetëm mendimin tim me ç&#39;kam ndjekur. Ky argument nuk doli qn fillim po diku n kohën e gjykatës kushtetuese. Arsyetimi është q përpara nuk kishte inkuadrim ligjor mbi lëndët q mund t importoheshin dhe kjo ua hapte derën t gjithave. Kam përshtypjen se pa inkuadrimin asgjë nuk mund t hynte ligjërisht, mgjthatë po u provua q ka ndodhur atëhere dakord. Për momentin m ngjan thjesht tipike e paturpësisë s tyre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.