Te 'Panorama' nuk mungonte asnjë, tek Gjergji mungonin të gjithë - shkruan Baze dhe kritikon 'anonimët që trimërohen pas kompjuterit'

Postuar në 08 Tetor, 2012 15:15

Mero Baze ka qenë një nga ata që kanë vizituar Gjergj Ndrecën në spital sot pasdite. dhe në TemA-n e tij online Baze bën një përshkrim të asaj që ka parë, por jo vetëm kaq. Rrugës së kthimit e ka parë bulevardin e Tiranës të mbushur me politikanë e diplomatë...

Shkruan Baze: "Spitali i djegieve plastike, ku Ndreca është shtruar, ishte i qetë. Disa kamera në oborrin e tij janë i vetmi interes publik për “heroin e vetmuar”. Gruaja e tij, së bashku me një fëmijë që e thërriste Lizi, ishin tek shkallët... Gjergji ishte i pavizitueshëm. Djegia që vërtitej mes shkallës së dytë dhe të tretë, sipas mjekëve, ishte e fortë, por rreziku për jetën dukej se ishte larguar. Zbrita sërish në kat të parë ku priste gruaja dhe fëmija e Gjergjit... Dialogu mes nënës dhe fëmijës ishte e vetmja gjë nervoze në atë korridor të boshatisur pa asnjë njeri. Disa infermiere që silleshin rrotull, kalonin të bezdisura nga gjithë kjo skenë.... Në korridoret e spitalit më dukej se më shumë se plagët e Gjergjit, digjte zbrazëtia. Hipa në makinë të kthehesha në redaksi. Duke kaluar në bulevard pashë dhjetëra makina të qeverisë dhe trupës diplomatike. U kujtova që kishte festë gazeta Panorama. Nuk mungonte asnjë. Edhe Edi Rama me Sali Berishën, që gjenden njëri në Uashington e tjetri në Strasburg, kishin përshëndetur paraprakisht. Edhe katër presidentët e tjerë ishin pranë tortës. Mu duk vetja i tepërt dhe vazhdova rrugën.

Më tej gazetari i njohur e ka një moment pezmi edhe me ata që "trimërohen pas kompjuterit":

"Në zyrë nuk më punohej më. Hapa faqen e gazetës dhe pashë qindra komente online dhe shkrime që mbështesnin Gjergj Ndrecën. Gjergjin, që ishte vetëm në spital, me gruan dhe fëmijën tek shkalla, me qera të papaguar dhe rrogë të pamarrë prej vitesh dhe me peshën e plagëve të djegura në shpinë, për të trimëruar këta shqiptarë anonimë pas kompjuterit. Me fjalë mbështesnin Gjergjin, por në pushtet mbajnë ata që ishin në Rogner, tek festa e një gazete, që i bën të ndihen në pushtet.  Aty, ku nuk mungonte asnjë dhe tek Gjergji, ku mungonin të gjithë..." - A.N

Më shumë: http://www.gazetatema.net/web/2012/10/08/skice-aty-ku-zbrazt...

Foto LSA: Ndreca në spitalin e diegieve në QSUT. Sipas mjekëve ka djegie në 40 përqind të trupit

Comments

Submitted by Ardiani (not verified) on

Sot gjithe diten, ne qe"qendrojme para kompjuterit" e qe ndodhemi larg me mijra kilometra, i kemi shkuar pas Meros,neper faqet e gazetes se tij,ne vizitat tek te flijuarit e greves se urise dhe tek Gjergji i ngrate ne spital,i vetekalluri ne flake per te na hapur syte te gjitheve.Drejt e ka Mero,jemi edhe ne "On-lookers",spektatore,por per zgjidhjen e problemit te te flijuarve ish te persekutuar e te burgosur,ne i kemi mundesite shume me te kufizuara.Mund te solidarizohemi nga larg,mund t'u shkruajme parlamentareve e qeveritareve ne vendet ku ndodhemi (megjithese puna jone nuk mund te barazpeshohet me ate te lobistave te pasur,qe shperblehen me te dy duart nga qeveria shqiptare)per te ngritur opinionin kunder regjimit te ri te korrupsionit dhe vjedhjes,e shume v eprime te tjera.Por problemet jane ne Shqiperi,ku jeton pjesa dermuese e kombit tone,ku ndodhen insticionet demokratike,ku ndodhen rruget,sheshet dhe bulevardet,fabrikat e kantieret ku punojne shqiptaret,universitetet dhe shkollat ku pergatitet brezi i ri,etj.Te tera keto,bashke me opinionin publik nderkombetar behen e kane vleren e tyre atje,ne atdhe.Sehirzxhinj e indiferentet me te medhenj i kini atje ne popull,deputetet dhe politikanet e partive opozitare. i kini aty dhe jane ata qe jane bashkefajtoret kryesore te kesaj gjendje me qeverine e korruptuar qe i blen me para ne fushata votimesh apo ne votimet ne parlament! Bashkfajtore ne krim dhe sehirxhinjte apo trumbetuesit proqeveritare i kini ne rradhet e kolegeve tuaj,ne gazeta e kanale televizive te shitura e te paguara.Nuk e lexoni ju me indinjate botimin e sotem te gazetes 'Shekulli" qe na trumbeton me paftyresi variantin e turpshem qeveritar,te policise berishiane,se gjoja Gjergjit te mjere ja vuri flaken shoku i tij i cadres se urise! I kini ndjekur ju sot shume gazeta dhe mjete te propagandes se shitur se si i dalin  ne krah qeverise e vazhdojne ti bejne hasanara e barabara Berishes dhe "bemave te tij" idiote ne Europe?

Ja keto me vijne ndermend duke ndjekur me shqetesim dhe loted ne sy Mero Bazen ne spital e ne cadrat e te flijuerve te shumevuajtur.Me dhimset vertete gjithshka qe u ndodh vellezerve te mije greviste,popullit shqipotar qe vuan,por c'mund te beje nje plak pensionist i

e i  varfer,vec se te ndjeke nga larg ne internet ngjarjet,te kritikoje fajtoret e te gjendet,te pakten me solidaritet ndjenjash vellazerore,prane te ngrateve greviste te urise e te shpreh mendimet e ndjenjat e mija prej bashkjeatdhetari qe vertete e pervuan ne zemer dramen qe kalojne ata dhe te gjithe te varfrit ne Shqiperi .Per nje gje e denoj  sot veten: qe gjate regjimit komunist ula kurrizin  e punova per te n xjerr buken e gojes pa e ngritur zerin dhe luftuar te keqen,pra qe qendrova "sehirxhi" dhe bashkefajtor e i bashkevuajtur.Tani e kuptoj se sa me shume te ishim ish-te perndjekur e burgosur sot,me veshtire do ta kishte pasur komunizmi i vjeter te na kthehet rishtaz e te na e sundoje vendin e popullin me vjeshjen e votave dhe udheheqjen e vendit nga ish-komuniste karieriste te qelbur, si keta qe i kane hypur sot ne kurriz popullit tone te shumevuajtur. A nuk thoni ju me te drejte se drejtuesit qeveritare,parlamenare,biznesmene hajduter dhe partiake te shitur i kemi trashegim nga regjimi i kaluar i diktatures"Ishte ai qe i polli dhe i mikloi e i vuri ne drejtim keta ish-komuniste e karieriste te shitur brenda dhe jasht vendit.Ramiz Alia vdiq e shkoi,por idhullet dhe pasuesit  e tij mbushin "rradhet" ne krye te partive politike,qeverive te ketyre 20 viteve,te parlamentit dhe ekonomise kombetare,qe po e shesin per te mbushur xhepat e tyre.Ja tek eshte e keqja,murtaja qe nuk po i hiqet nga kurrizi popullit tone te shumevuajtur.Asaj duhet ne te verte t'i vihet flaka njehere e pergjithmone!

Submitted by AnonTr (not verified) on

Më tej gazetari i njohur e ka një moment pezmi edhe me ata që "trimërohen pas kompjuterit":

E verteta  eshte edhe me e thelle se kaq.Nuk trimerohemi vetem pas kompjuterit por dalim dhe ne shesh. Nqs Meroja do te jete i sinqerte, duhet te thote qe kur ne  dalim ne shesh Berisha na vret, dhe Rama na quan zjarrevenes qe do i veme flaken Shqiperise nqs  protestojme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.