Tatim-Taksat e Shkodrës, tetë inspektorë dhe shefja e tyre në pranga: Dyshohet se kanë favorizuar disa subjekte private

Postuar në 16 Korrik, 2015 02:50

Përfundojnë në polici tetë inspektorë dhe shefja e tyre e Tatim-Taksave në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë favorizuar disa subjekte private në zonën e Velipojës dhe Shkodrës, duke i shmangur nga detyrimet monetare. ¨Mapo¨raporton se arrestimet erdhën pas hetimeve prej dy muajsh nga ana e Prokurorisë dhe Krimit Ekonomik. ¨Mapo¨duke iu referuar policies shkruan se në pranga ranë Uarda Albunesa, 29 vjeç, me detyrë përgjegjëse e sektorit të verifikimit në terren, në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Shkodër, si dhe specialistët e këtij sektori: Genti Bilali, 47 vjeç, Fatjon Dibra, 29 vjeç, Erxhan Meta, 41 vjeç, Nikolin Arra, 24 vjeç, Eris Llukacej, 29 vjeç, Rrok Lorja, 58 vjeç, Gjon Prronaj, 56 vjeç, dhe Kreshnik Dibra, 30 vjeç, që të gjithë banues në Shkodër. Burime pranë Prokurorisë së Shkodrës bëjnë me dije se zyrtarët e arrestuar ishin nën hetim prej muajsh. Gjithsesi, pas marrjes në pyetje nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri të lihet i lirë, por mësohet se pjesa më e madhe e personave të shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës të qëndrojnë pas hekurave deri në vendosjen e masës së sigurisë. Të arrestuarit akuzohen se nuk kanë inspektuar shumë subjekte tregtare në plazhin e Velipojës, duke i favorizuar në mënyrë të paligjshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.