Taçi po ua shet ARMO-n azerëve me të mira e të këqija, thotë Shekulli

Postuar në 16 Korrik, 2013 10:38

Punonjësit e ARMO-s protestojnë sepse kanë muaj pa paguar, por protestojnë edhe kundër ndërhyrjes së “disa segmenteve të caktuara të shtetit”, që bëjnë presion për ta futur në dorë kompaninë e përpunimit të naftës. Ndërkohë që nëpër blogje biznesmeni Rezart Taçi është “shpallur në kërkim”, gazeta Shekulli e ka gjetur atë: Duke bërë negociata në Azerbajxhan, për ta shitur kompaninë në fjalë. Shekulli ka informacione se palët janë në bisedime për transaksione dhe kanë rënë dakord në termat e përgjithshëm ekonomikë e teknikë, ndërkohë që nënshkrimi i kontratës është çështje ditësh.

“Transaksioni do të kryhet me bilanc, çka do të thotë se pala blerëse, azerët, përveç të drejtave do të marrin përsipër edhe detyrimet që kompania ARMO ka ndaj shtetit dhe punonjësve të saj”, thotë gazeta. Duket se azerët do të ngulen mirë tek ne, sepse pas Taçit, vjen TAP-i me rrjetin e brendshem te gazit. Kurse “segmentet e caktuara” do të dalin duarbosh.

A.K

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.