T’i mbajmë me bukë, mos na bëjnë ndonjë grevë - thotë Ndrenika duke folur për raportin shtet-aktorë

Postuar në 08 Tetor, 2012 13:39

Në një intervistë me Skënder Minxhozin, aktori i njohur Robert Ndrenika flet ndër të tjera për mbështetjen e munguar të shtetit për gjini të kulturës e artit si kinemaja dhe teatri. Pyetjes së Minxhozit nëse mendon se kjo mbështetje është thuajse inegzistente, Ndrenika i përgjigjet:
"Unë mendoj që kjo është e saktë. Shteti nuk e mbështet kinemanë dhe teatrin shqiptar. Kam përshtypjen madje se me teatrin po ecet me logjikën “t’i mbajmë me bukë, se mos na bëjnë ndonjë grevë që merr më pas edhe sfond politik”. Aktualisht të dyja këto gjini të rëndësishme artistike, po vegjetojnë në kushte mbijetese..."
Më pas, intervista ka një pjesë interesante ku flitet për rolet e Ndrenikës dhe ai vetë vecon rolin e Qazim Mulletit tek “Prefekti” (është edhe më delikati, - thotë). Nënteksti është qartësisht krahasues me atë që po ndodh sot, madje të krijohet përshtypja se Ndrenika mendon që pushtetarët e sotëm po pushtohen të gjithë nga një mentalitet  provincial e madje komunist.  "Nuk dua ta përligj Qazim Mulletin e vërtetë, por pak a shumë edhe prefekti, në konceptin tim, ka qenë një pushtetar, i cili ka brenda vetes një karakter popullor që rron edhe sot e kësaj dite. Kujtoj shprehje të tij, si për shembull “pas kaq muajsh, jeni bërë të gjithë komunista”... I qëndroj mendimit se shoqëria njerëzore është e ndërtuar në  mënyrë të tillë, që epokat, regjimet dhe sistemet i ngjajnë njëri-tjetrit. Ka një cikël ulje-ngritjesh që përsëriten pafund - thotë aktori i madh.
Dhe më pas shpreh një lloj pendese për këtë rol dhe artikulon një ndjesë: "Duhet të them se përveç emrit, ai rol ka pak të përbashkëta me personazhin historik... Unë Qazim Mulletin nuk e njihja fare. I njihja vetëm etapat kryesore të jetës, që ishte fanolist, antizogist, më pas kolaboracionist etj... Në këtë pikë, dua të shtoj një element që e ndjej të rëndësishëm. Në këtë histori që lidhet me rolin tim të Prefektit, mua më vjen keq dhe më duhet t’u kërkoj falje dy personave: gruas dhe djalit të Qazim Mulletit. Që të dy ata panë një kalvar të padrejtë vuajtjesh dhe padrejtësish nëpër internimet. Më vjen keq për ta, shumë më tepër se për Qazim Mulletin vetë, pasi ai iku në Itali dhe i la këtu..." - A.N

Comments

Submitted by Avni Rustemi (not verified) on

Me pelqeu shume intervista me artistin  e madh te skenes dhe ekranit,Robert Ndrenika dhe me keqardhje bashkohem me konstatimin  dhe mendimin e tij se si jane lene pas dore nga shteti dhe qaeveria arti i bukur e aq popullor ne Shqiperi,teatri dhe kinematografia e shquar shiptare.

Me kujtohet para do kohesh,ne nje program televiziv nje biznesmen i pasur u ofroi cmime ne shuma te konsiderueshme 10 artisteve me te medhenj te gjalle.Duke marre cmimin Berti tha nder te tjera(te me fale qe s'e mbaj mend fjale per fjale ate humorin e tij te holle qe mekenaqi  se tepermi.Nder te tjera,pasi e falenderoi mireberesin  shqiptar per fondin qe u dha artisteve dhe permendi shprehjen popullore "Pac e dhensh e zoti ta shtofte inatin"!Hahahaha! Por ai permendi edhe ate dialogun me regjizorin e famshem te Kinostudjos shqiptare,te madhin Viktor Gjika,te cilit i kish sugjeruar te bisedonte me drejtorin e Kinostudios qe t'ua rriste sado pak djetat gjate xhirimeve te lodhshme te filmave.Berti me shaka kujton t'i jete pergjigjur Viktori:'More Berto fute mire ne koke kete qe po te them:Kinostudjoja eshte ndermarrje dhe jo "nderdhenje".

Kjo mu kujtua i dashtur Robert duke lexuar kete intewrviste.Mire fole dhe te mbeshtes,por dua te te kujtoj se edhe ne kapitalizem qeverite dhe ndermarrjet jane per "marrje" dhe jo per "dhenje"!

Submitted by astrit (not verified) on

Cfare figure absolutisht e respektueshme qe eshte Roberti!

Me shton respektin kur u kerkon falje familjareve te Qazim Mulletit. Si aktor ai nuk ka ditur fare se per cilin njeri konkretisht behej fjale; pergjegjesite e tija jane shume me te pakta se te kujtdo tjeter, megjithate ai kerkon falje (dhe eshte mbase i vetmi) per pergjegjesite e tija qofte edhe minore.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.