Të digjen?

Postuar në 15 Korrik, 2012 14:18

Ekipi olimpik amerikan, krenaria e kombit, do të duhet të veshë në Londër uniforma të prodhuara në.... Kinë. Xhaketat blu dhe pantallonat e bardha që sportistët do mbajnë për festimet e Lojrave Olimpike janë modeluar nga Ralph Lauren, por janë prodhuar në Republikën Popullore, - njoftojnë shtypi dhe stacionet televizive. Një rast i mirëpritur nga politikanët dhe prominentët, për ta treguar veten si patriotë të vërtetë. “Kombi i madh, që dërgoi njeriun e parë në Hënë, është bërë tani i varur... Dhe nga kush, nga konkurentët kinezë, në një kohë kur në SHBA mungojnë gjithandej vendet e punës. Është për të ardhur turp që sportistët amerikanë të mbajnë gjatë Lojrave Olimpike uniforma të qepura në Kinë", - thotë deputeti i Kongresit amerikan, Steve Israel. Edhe kryetari i demokratëve në Senat, Harry Reid, mendon se Komitetit Olimpik duhet "t'i vijë turp". Për të "veshjet duhet të mblidhen në një grumbull të madh dhe të digjen, dhe të bëhen edhe një herë nga e para".

Me zhvendosjen e prodhimit në Kinë, ekonomia amerikane humbet edhe një biznes miliardash, thonë zërat kritikë. Veshjet dhe aksesorët blihen edhe në dyqane dhe kushtojnë nga 55 deri 795 dollarë.  Edhe vetë Shtëpia e Bardhë, nuk mundi të mos jepte prononcimin e vet. Një zëdhënës u përpoq të devijonte duke thënë se “veshjet e Lojrave Olimpike nuk janë temë e qeverisë, por presidenti Barack Obama beson në "kualitetin e lartë të prodhimeve amerikane".

Sportistët e Lojrave Olimpike duken më të relaksuar sa i takon kësaj çështjeje. "Ne jetojmë në një botë globale," tha volejbollisti Todd Rogers. Ka gjëra më të rëndësishme se sa çështja ku i qep Ralph Lauren veshjet.

Më shumë mund të lexoni:

http://www.nypost.com/p/news/national/land_of_free_home_of_beret_cPfVDF4cUhqqEcuSVnrAlK

http://www.huffingtonpost.com/2010/02/17/daughters-of-the-american_n_465491.html

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Ky eshte globalizmi. Deri me sot ai u ka sherbyer vetem nje grushti&nbsp;pronaresh te shumekombesheve dhe&nbsp;markave te njohura nderkombetare. Ata kane&nbsp;transferuar teknologjine dhe prodhimin ne KIne, Indi, Brazil etj dhe&nbsp;mallrat e prodhuara atje me kosto tejet te ulet i kane shitur me çmime sikur te prodhoheshin ne Perendim.&nbsp;Por kjo&nbsp;strategji ekonomike&nbsp;ka varferuar tmerresisht Europen dhe Ameriken. Fale kesaj politike vetvrasese Kina, nje vend totalitar,&nbsp;po behet fuqia e pare ne bote. Nje kercenim serioz per Ameriken. Por miliarderet nuk kane atdhe. Ata shohin vetem fitimin. Kongresmenet amerikane duket se tani u zgjuan nga gjumi, se deri me sot kush kundershtonte globalizmin sa nuk konsiderohej armik, madje&nbsp; edhe komunist. Merreni me mend, deri edhe nje fare Saliu, kur donte te denigronte kundershtarin e tij, Ramen, e quajti antiglobalist!</p>

Submitted by f d (not verified) on

<p>Po qe se u vjen turp vertet, te mos i djegin po te na i falin neve, se i shesim tek Gabi per firmato...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.