Struktura e re e qeverisë? Blogu ‘Peizazhe të Fjalës’ bën një strukturë të vetën. Satirike.

Postuar në 25 Korrik, 2013 05:11

Menjëherë pasi Edi Rama bëri publike strukturën e re të qeverisë, shtypi është dhënë i tëri pas komenteve mbi të e pas spekullimeve mbi emrat e ministrave të ardhshëm. Por dikush në blogun e Ardian Vehbiut kish gjetur një mënyrë origjinale për të komentuar këtë ngjarje e për të përqeshur interesin morboz mediatik; kish bërë, si të thuash, një strukturë të vetën të qeverisë, e cila duket më adeguate e më domethënëse se çdo strukturë zyrtare apo legale, ndonëse ka natyrë satirike e denoncuese. Ja struktura që “propozon” një nga autorët e këtij blogu:

1. Ministria e abuzimit me paratë publike

2. Ministria e marrëdhënieve me krimin e organizuar

3. Ministria e luftës me mullinjtë e erës

4. Ministria e puthjes së prapanicave ndërkombëtare

5. Ministria “Ta bëjmë Europën si gjithë Shqipëria”

6. Ministria e amnistive, noterizimeve dhe tapive

7. Ministria e allish-verisheve

8. Ministria e shitjes së energjisë dhe të skrapit

9. Ministria e plaçkitjes së territorit

10. Ministria e veturave, gomave dhe karburanteve

11. Ministria e tokave djerrë, shpyllëzimeve dhe kënetave

12. Ministria e veterinarisë njerëzore

13. Ministria e analfabetizimit dhe kazinove

14. Ministria e pallës dhe Facebook-ut

15. Ministria e Skënderbeut

16. Ministria e ndotjes massive

Re.Pu.

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

Eshte vertete nje satire, por satire me trashanuke nuk mund te botonte ndonje blog dhe aq me kulufisht ta shumefishonte Respublika!

Submitted by Bard (not verified) on

Pse, nuk te duket se kjo strukture perfaqson ne menyre te denje qeverisjen e ketyre 22 viteve, e cila ka pak shenja qe mund te jete e ndryshme edhe per vitet ne vazhdim?

Submitted by Gerta (not verified) on

Eshte bere nja gabim i madh qe tregon se ne ende si popull se kuptojme ende nga na vijne te keqijat. Ka harruar Kryeministrine e Vjedhjes se Prones, Ripersekututimit te ish te burgosurve politike dhe Mos Hapjes se Dosjeve.

Submitted by Castigat (not verified) on

Unë e kam shkruar satirën në PTF dhe lista ime i përgjigjet, pikë për pikë, listës që prezantoi Edi Rama. Doja të tregoja pisllëkun që duhet të pastrojë qeveria e re. Ti, Dardan, do ta kesh përdorur si pasqyrë, që të është dukur "trashanuke."

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.