Strategjia e Kryeministrit në FB

Postuar në 22 Dhjetor, 2012 05:41

Portali online gazetadita.al, citon sot statusin e kryeministrit Berisha në Facebook, ku ai u tregon ndjekësve të tij se e ka nisur ditën... me “Gangham style”! (Para pak ditësh u raportua nga mediat e huaja ataku kardiak i një të moshuari që po tentonte të imitonte PSY në zyrë).

“Të dashur miq. Sot e nisa ditën duke ndjekur në YouTube videon e yllit të muzikës koreane pop PSY, Gangnam Style, e cila është postuar online në muajin korrik, por që dje çeli mendjen dhe zemrën e shikuesit të njëmiliardtë duke u bërë kështu videoja më e klikuar dhe më e shikuar në historinë e internetit, video globale. Suksesi është si magneti ndaj dhe nisa ditën duke e parë edhe njëherë në YouTube. Ju si të dëshironi, por unë tani pas apokalipsit të maya-ve e pëlqeva natyrisht dy herë më shumë. Ju uroj fundjave të mbarë – sb”, shkruan Berisha në profilin e tij.

Statuset në FB të kujtdo, edhe të Kryeministrit, nuk kanë pse e nuk duhet të përbëjnë lajm. Por, interesante është të vëzhgohet strategjia e tij për të përmirësuar imazhin e vet të dëmtuar rëndë nga skandalet e qeverisjes e nga fjalori agresiv që marrim vazhdimisht prej tij. Edhe pse mund të jetë nga të paktët (e mbase i fundit) në botë që e ka parë videon e PSY, kryeministri po tenton të krijojë imazhin e njeriut që ecën me hapin e kohës (përmend, pa lidhje, edhe may-at). Njësoj si preferenca e deklaruar në FB për Ricky Martin, një gay tashmë i deklaruar, çka ngjan si një strategji për të krijuar një urë me komunitetin LGBT.

k.c.

Comments

Submitted by f d (not verified) on

<p>Me mire hidhni kompjuterat e televizoret nga ballkoni sesa te katandiseni te hidheni vete...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.