Strasburgu refuzon kërkesën për ngrirjen e dosjeve të ish-pronarëve, dëmshpërblimi 500 mln euro

Postuar në 19 Korrik, 2014 02:14

Gjykata e Strasburgut do të vazhdojë të shqyrtojë dosjet e kompensimit të ish-pronarëve edhe pse qeveria shqiptare ka bërë kërkesë për ngrirje të tyre. Qeveria shqiptare nuk ka arritur të bindë Gjykatën e Strasburgut për të mbajtur të ngrira dosjet e kompensimit të pronarëve, deri në fund të këtij viti dhe gjetjen e një zgjidhje të brendshme.  

Janë rreth 102 dosje të ish-pronarëve në Gjykatën e Strasburgut dhe sipas avokatëve mbrojtës dëmshpërblimi për aplikuesit shkon ën 500 milion euro. Sipas “Shqiptarja.com”, Avokatura e Shtetit, që ka përfaqësuar qeverinë pranë Gjykatës së Strasburgut bëjnë të ditur se kërkesa e paraqitur për një shtyrje të dytë të marrjes në shqyrtim të morisë së dosjeve të ish-pronarëve është refuzuar nga ky institucion. Në 15 korrik pritej një vendim për këtë çështje, por asnjë i tillë nuk është marrë deri tani, rrjedhimisht dosjet mbeten në shqyrtim. S.S

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.