Stefani krahason nivelet e punësimit të kohës së Enverit dhe të Berishës. Enveri del fitues!

Postuar në 23 Mars, 2013 02:45

 

Në një shkrim te Shqip Andrea Stefani analizon qeverisjen e Berishës në raport me papunësinë, duke arritur në përfundimin se Enveri na “donte” më shumë, përderisa me statistikat e FMN, më 1990, fuqia punëtore në Shqipëri ishte 1.5 milionë vetë, nga të cilët rreth 1.4 milionë ishin të punësuar dhe 132 mijë (rreth 10%) figuronin të papunë. Statistikat e sotme flasin për vetëm 900 mijë të punësuar (500 mijë më pak) dhe e vetmja kurë për papunësinë duket se është emigracioni. Në këto 23 vjet, shkruan Stefani ”socialistët kanë qeverisur vetëm 8 vjet. Të tjerat i përkasin PD-së. Tani në vitin 2013, Berisha ka dalë përsëri me premtime për punësimin. Do të krijojmë 250 mijë vende pune të reja, shpalli Berisha para pak ditësh.” Statistikat e ILO-s, tregojnë që më 2005, të papunët ishin 154 mijë vetë ndërsa më 2012, ishin 141 mijë. Pra në 8 vjet janë krijuar 13 vende pune...

k.c.

Comments

Submitted by Luka (not verified) on

<p>Stafani i di mire keto pune dhe nuk harron te llogarise edhe ata qe ishin me pune te detyruar apo edhe intelektualet qe kishin studiuarne perendim dhe hapnin kanale, as Mitrush Kutelin qe pastronte balten e Maliqit. &nbsp;Nje mendjelehtesi e tille fyen inteligjencen njerozre.</p>

Submitted by Driton Bakija ... (not verified) on

<p>Shkrim I mire.</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Per disa, puna mund te ishte e detyruar, por ne te gjithe vitete, muajt, dhe javet e socializmit nuk ishte pune e shfrytezuar. Me mire te detyrosh tjetrin te punoje dhe te mos e shfrytezosh se sa ta lejosh ate qe te leje te tjeret pa pune. Shume njerez sot e shohin gjysem shekullin socialist si gjemen me te madhe te shqiptareve dhe sapo shohin nje dicka pozitive te asaj koje, grupet e mutanteve vrapojne per ta menderosur sic vrapojne mizat per tu ushqyer ne grumbujt e plehrave. &nbsp;Eshte e vertete qe mizat nuk shohin gje tjeter vec plehrave. &nbsp;Sa me shume te flitete per te verteten, aq me mire dhe aq me lehte do ta kete Shqiperia per tu rreshtuar me me shume dinjitet krahas te vendeve te tjera. &nbsp;Disa kujtojne se bota jasht Shqiperise bazohet per njohjen e saj vetem tek fjalet qe thone disa koktuler injorante dhe disa sherbetore te bindur te serbo-grekeve. Cudi! Ky lloj flet me kopetenca te larta edhe per ceshje kozmike apo per kohra dhe vende te largeta, nga ana tjeter nuk marrin mundimin te levizin prapanicen e te njohin sado pak historine e shoqerise socialiste te shtetit shqiptar. Gjithe c&#39;ka thone eshte bunker, vrasje, burgje, Enver, krim, mashtrim, shpelarje truri. Te gjitha keto jane konceptet e propagandes se luftes se ftohte midis dy kampeve te dikurshem kapitalist dhe socialist. Ndodh shpesh qe inferioritetin e vet mjaft nga filozofet, shkrimtaret dhe artstet e studjuesit e sotshme e shohin si vecori te &nbsp;sistemeve te kaluara dhe kete inferioritet ja veshin grupeve te medhaja shoqerore si ne rastin e nje artikulli per burgun e Spacit.&nbsp;</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Po zoti Stefani në qoftëse do vëmë në peshore që të dy normale që ky i dyti është më i keqi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.