Sot, takim për vizat në Tiranë. Shqetësimi për Shqipërinë vjen nga Belgjika

Postuar në 05 Nëntor, 2012 02:20

Në Tiranë sot do të zhvillohet sot takimi i ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit me Bashkimin Evropian, ku temë kryesore do të jetë cështja e liberalizimit të vizave dhe masave për parandalimin e kërkesave të azilit nga vendet ballkanike. Në takim do të marrë pjesë edhe Komisionerja për cështjet e brendshme Cecilja Malmstrom. Disa vende të Bashkimit europian kanë shprehur shqetësim të thellë për rritjen e numrit të azilkërkuesve për shkak të abuzimit me liberalizimin e vizave dhe kanë kërkuar marrjen e masave të shpejta mes të cilave dhe mundësinë e rivendosjes së përkohshme të regjimit të vizave.
Raporton VOA News: Gjashtë vende anëtare të Bashkimit europian Belgjika, Luksemburgu, Gjermania Franca, Austria dhe Hollanda i kanë kërkuar Brukselit që të përshpejtojë procedurat për vënien në jetë të “mekanizimit të shpëtimi”, i propozuar nga komisioni europian, e që parashikon që në rast të rrethanave të jashtëzakonshme të mund të rivendoset regjimi i vizave ndaj vendeve ballkanike të cilat përfituan nga liberalizimi i vizave në zonën Schengen në vitin 2009 dhe 2010. Numri i azilkërkuesve është rritur me 75 përqind gjatë këtij viti krahasuar me një vit me parë dhe “kjo është një shifër shqetësuese”, deklaroi me 25 tetor në përfundim të mbledhjes së ministrave të Brendshëm të vendeve të BE Cecilia Malmstrom, komisionere për Cështjet e Brendshme të Bashkimit europian.
Shqetësimi më i madh për vendet europiane ka ardhur nga Serbia dhe Maqedonia ku azilkërkuesit janë kryesisht të komunitetit rom por dhe shqiptarë që banojnë në këto shtete. Ndërkohë nga Shqipëria, shqetësim kanë paraqitur kërkesat për azil në Belgjikë. Sipas autoriteteve belge janë 470 të tilla nga janari deri në fund të gushtit të këtij viti. Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.