Socialistët: Jemi gati ta heqim imunitetin, por ....

Postuar në 31 Gusht, 2012 06:54

Do ta votojnë socialistët ligjin për imunitetin? Sot ka dalë një eksponent i partisë së tyre, Fatmir Xhafaj, dhe ka deklaruar se ne jemi gati ta votojmë, se nuk kemi asgjë kundër, por .... Ky ‘por’-i nuk jep shanse se ky ligj mund të miratohet. “Të votojmë brenda muajit shtator edhe imunitetin dhe amendamentet për ndryshimet kushtetuese. Ne jemi shprehur se për imunitetin vota jonë është pro.... Mjaft që në javët që vijnë të bëjmë ndryshimet kushtetuese dhe të votojmë. Ne i kemi paraqitur Kuvendit paketë me amendamente, kemi propozuar që gjyqtarët e Kushtetueses dhe të Gjykatës së Lartë të zgjidhen me 3/5 për të shpëtuar kontrollin politik mbi gjyqësorin. Kemi propozuar që Rregullorja e Kuvendit të votohet me shumicë të cilësuar. Amendamentet dobësojnë pushtetin e pakufizuar të individit dhe i japin pushtet real e të vërtetë shumicës. Ftoj maxhorancën të reflektojë dhe të votojë”.

Ky ka qenë qëndrimi i Xhafës në prag të fillimit të sezonit të ri parlamentar.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Dritani (not verified) on

O nik po nga e nxore qe 55% jane te blere apo shkon me idene qe ke dhene ti, pastaj kaq rendesi ka sipas gjykimit tend miqte ne twitter. Une nuk jam me asnje pale por kete qeveri mund ta kritikosh nga skandalet e panumurta qe ka cdo dite e me shume. Une punoj ne administrate dhe shikoj qe per faqet zyrtare te eksponenteve eshte me detyrim qe jesh friend  ne menyre qesharake kete ta kerkon drejtori ose sekretari i partise qe jane shtuar shume ne cdo institucion...

Submitted by nik (not verified) on

dritannuk e them une.shko ne linkun qe ke aty dhe lexoje.eshte shume e thjeshte te krijosh miq me ane te parave ne twitter.te faqja e edit sheh ndonjehre edhe ndonje qe komenton ne gjuhen indiane.ma perkthe pak ti se nga e kuptoi ky indiani shqipen e edit dhe perse nuk komenton ne shqip me qe e pelqeka kaqe shume.prandaj mos fol perralla.

Submitted by MOS U LODHNI KO... (not verified) on

MOS U LODHNI KOT ME NIK TRAPIN!

Submitted by nik (not verified) on

pse merzitesh moj zemer.

nuk kalohet opozita me merzi deri ne 2017.

do semuresh moj shpirt.

Submitted by Iir Integrimi (not verified) on

Tek i njejti artikull shenohet qe edhe 35 % e ndjekesve te Obames jane fallco, pra ky fenomen nuk eshte vetem shqiptar.

Submitted by Anonim (not verified) on

Me 5$ mund te blesh te pakten 20,000 followers ne sherbime online. E kam provuar vete dhe ta kryjne sherbimin. Nese jeni te interesuar per me teper info, pergjigju.

Nejse, eshte e padyshimte qe jane fallco shumica e followers, sepse komuniteti shqiptar ne Twitter eshte i pakte. Megjithate, shume mire ben Edvini, djali i Kristaqit qe e perdor.

Submitted by Genti (not verified) on

Ku e bazoni qe ky por i socialisteve nuk le shanse per miratimin e ndryshimeve kushtetuese qe kane lidhje vetem me imunitetin ? ResPublica ndoshta nuk e ka kuptuar se mjafton vetem marrja ne shqyrtim (diskutimi) ne Parlament i paketes kushtetuese te propozuar nga socialistet qe keta te fundit te votojne kufizimin e imunitetit. Nga keto qe shkruani ketu krijohet pershtypja se socialistet kushtezojne ceshtjen e kufizimit te imunitetit me aprovimin e te gjithe paketes, gje qe nuk eshte e vertete.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.