Skandali në BBC: yjet e TV abuzonin seksualisht me fëmijët

Postuar në 07 Tetor, 2012 06:24

BBC po tronditet nga skandalet që pasurohen me detaje nga dita në ditë. Filimisht ishin akuzat ndaj yllit të TV Jimmy Savile (i vdekur para 1 viti) se kishte abuzuar seksualisht me vajza të mitura, madje brenda në dhomat e zhveshjes së BBC.

Disa herë ishin përpjekur të ngriheshin akuza, që në vitet 70, por BBC i pati mbyllur ato. “Nëse Jimmy mori me vete sekret e tij të ndyra, kjo ndodhi sepse dikush në BBC që dinte në lidhje me sjelljen e tij, e injoruan atë fakt” akuzon Janet Street-Porter, një gazetare e njohur. “abuzimet seksuale ishin një mënyrë jetese në BBC” përmbyll ajo.

Ndërsa një dokumentar që nxirrte mjaft sekrete të tilla për Savile u ndalua të shfaqej para pak kohësh, tashmë asgjë s’mund ta mbajë skandalin. ‘Yje’ të tjerë televizivë del se kanë abuzuar me vajza të mitura 14 vjeçare ose dhe me djem të vegjël.

Një nga të përzierët në skandal është dhe muzikanti Gary Glitter. Një prej viktimave pohon se në një rast tjetër aktori komik Freddie Starr ishte i pranishëm. Një tjetër yll, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është nën hetim që nga dje. Është e qartë, megjithatë, se një rreth njerëzish në BBC e di se çfarë ndodhte prapa asaj dere.

Skandali, përveçse një bombë për BBC nxjerr në dritë të vërtetë se ç’ndodh prapa kuintave të show-bizit dhe se çfarë ane të errët mund të fshehin njerëzit e ndriçuar më fort në ekran.

Ne.Su.

Comments

Submitted by Mira (not verified) on

Perverts te ndyre qe e ndyejne shoqerine njerezore. Por me te ndyre dhe me pervert jane ata qe i kane lene ne heshtje keto gjera dhe i kane mbuluar.

Submitted by Jozef Topalli (not verified) on

Le t'u japin ate qe duan; Ti cojne ne nje burg hamshoresh e ...

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Ja burrat e mire qe propagandojne artin e tyre dhe flasin nga mengjesi ne darke per te drejtat e njeriut !

Qe fotot e te vrareve ne Irak i paraqesin si masakrat e Asadit ne Siri: fotoja e fotografit italian Marco di Lauro ne Al Musayib , Irak, ne vitin 2003, eshte paraqitur nga BBC

si foto aktuale nga masakra s Hules, ne Siri, ne 27 maj 2012, ku duken trupat e qindra femije te vrare.

Epoka e erresires, genjeshtrave, degjenerimit moral dhe luftes (se shpejti me Iranin ne mbrotje te "demokracise dhe vlerave njerezore" !!)

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Per keta monstra duhet te ekzistoje denimi me vdekje. Keta nuk e e meritojne jeten, duhet te vdesin e te zhduken nga kjo toke, madje te vuajne me shpirt para se te vdesin. Jane te semure te neveritshem po aq sa keta edhe me shume ata te cilet e dine cfare ndodh dhe nuk flasin.

Submitted by luani (not verified) on

C'lidhje ka mendesia shqiptare ne kete rast? Ke ca pedofile... S'do i futesh ne burg te perjetshem, ose ti denosh me karrige elektrike? Zotrote deshiron ti japesh ndonje cmim?

Submitted by drini (not verified) on

Sepse ajo qe eshte e pamoralshme per ne nuk eshte e thene te jete e pamoralshme per te tjeret. Videon e pe? C'mendim ke per ate femije qe kendon me nje veshje e sjellje skandaloze?  E pra edhe ajo eshte minorene dhe ka nje familje me te njejtin moral.  E po ashtu edhe femijet qe ka rreth e rrotull saj.  Nje familje e pamoralshme rrit te tille femije. Dhe me c'te drejte te denosh nje klient e jo prostituten?  A ke degjuar per femije qe bejne sex dhe behen prinder qe ne moshen 10 vjec apo edhe me te vegjel? Kush duhet denuar ne kete rast? Une dhe shume te tjere nuk do te benim kurre nje gje te tille, sepse e tille eshte edukata qe kemi marre, por qe as femijet tane nuk do i edukonim me nje menyre te tille si rusja e videos ( qe neser apo pasneser mund te akuzoje ndonje per sjellje pedofilike ndaj saj)

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.