Siguri "tmerrësisht e pamjaftueshme" - konkludojnë hetimet mbi sulmin në Benghazi

Postuar në 19 Dhjetor, 2012 03:50

Një komision i pavarur amerikan që hetoi sulmin e 11 shtatorit 2012 në Libi, i cili rezultoi në vdekjen e katër amerikanëve, ka arritur në përfundimin se siguria në misionin diplomatik në Bengazi ishte "tmerrësisht e pamjaftueshme."
Në raportin e lëshuar të martën vonë, Komisioni mbi Rishikimin e Përgjegjshmërisë tha se numri i anëtarëve të personelit të sigurimit diplomatik në Bengazi ditën e sulmit ishte "i pamjaftueshëm", përkundër kërkesave të vazhdueshme nga diplomatët në Libi për personel shtesë - raporton VOA. Komisioni bëri një numër rekomandimesh, duke përfshirë zhvillimin e standardeve minimale të sigurisë për objektet e përkohshme diplomatike në zonat me rrezik të lartë. Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se është dakord me vlerësimet e komisionit. Në një letër drejtuar ligjvënësve amerikanë, znj. Klinton tha se ajo ishte duke punuar për të përmirësuar sigurinë në objektet diplomatike.

Katër amerikanë u vranë në sulmin në Bengazi, përfshi Ambasadorin Christopher Stephens (foto), në atë që ishte vrasja e parë e një ambasadori amerikan që nga viti 1988. Sulmet u konsideruan fillimisht si të nxitura nga shfaqja e një filmi ku tallej profeti Muhamed. Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.