Shtypi hesht për projektin betonizues të Tiranës nga kryeministri Rama. Hesht dhe forumi i Trashëgimisë Kulturore

Postuar në 07 Korrik, 2015 03:00

“Lapsi.al” ngre disa shqetësime në një shkrim të botuar sot. Në shkrim thuhet se asnjë nga të përditshmet e mëdha të vendit nuk ka ngritur pikëpyetje për projektin tinzar të paraqitur dje nga kryeministri Rama në thelb të të cilit qëndron shkatërrimi i sheshit përpara universitetit dhe popullimi i tij me kulla betoni. “Prej kohësh qarkullon akuza për një shtyp të blerë nga mafia e ndërtimit. Dhe nëse duhen prova për këtë ato mund të shihen në gazetat e sotme. Askush nuk ngriti pikpyetjen si lindi ky projekt që u publikua menjëherë pas fushate? Pse u mbajt i fshehtë deri në ditën e zgjedhjeve? Pse ndërkohë që socialistët përbetoheshin për moslejimin e ndërtimeve tek diga, përgatisnin masakrën në një zonë tjetër të mbrojtur? Pse nuk flet Erion Veliaj?”, janë disa nga pikëpyetjet që ngre “Lapsi.al”. Dhe më tej akoma: pse ka rënë squk forumi i Trashigimisë Kulturore. Pse nuk flasin ata që përgjëroheshin për traditën, apo ata sillen si intelektualë kur në pushtet është Berisha dhe si mercenarë kur atij ja zë vendin Rama? Sipas “Lapsi.al”, e vetmja gazetë që e ka denoncuar këtë skandal është fatkeqësisht RD-ja që se lexon askush, ndërkohë që nëse vërtet do të kishte shtyp në Shqipëri, ai duhet të bënte thirrje sot për protesta të ngjashme me ato të parkut "Gezi" në Stamboll.

Comments

Submitted by iliri (not verified) on

<p>Edi jep idete ebetonit e Likja mer paret me klientin e tij Samir</p>

Submitted by Gjon- (not verified) on

<p>Po si mund te dalin zbuluar ato gazeta qe i bene hapur fresk mashtrimeve te Veliajt dhe Rames. Mire ia bejne qe luajne me popullin qe i shkon nga pas si dele.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.