Shqiptarja.com: Të ardhurat e Guvernatorit kapin 100 mijë dollarë në vit

Postuar në 30 Gusht, 2012 05:03

Guvernatori i Bankës është bërë target i do gazetave, dhe denoncimet ndaj tij nuk kanë të sosur. Fullani ka dalë në një moment për t’iu përgjigjur Erjon Braçes, i cili e hapi këtë “lojë”, por më pas nuk është bërë i gjallë. Nuk ka bërë më përgënjeshtrime.

Ka një denoncim që të tërheq më së shumti vëmendjen. Shqiptarja.com ka publikuar klasifikimin e guvernatorëve të botës mbi bazën e të ardhurave të tyre, dhe atyre u ka rezultuar (të dhënat janë marrë nga Banka Botërore, thuhet në shkrimin e gazetës), se për fare pak Ardian Fullani nuk është i pari i globit; është i dyti.

Duhet saktësuar se nuk bëhet fjalë për klasifikimin mbi bazën e të ardhurave nominale, por mbi bazën e të ardhurave në raport me të ardhurat mesatare në vendet e tyre. Më qartë, Fullani merr absolutisht më pak se të tjerët, por kur paga e guvernatorëve pjesëtohet me të ardhurat mesatare për frymë, Fullani na del i dyti në botë. I Pari është guvernatori i Bankës së Anglisë, të ardhurat e të cilit janë 12,5 herë më të mëdha se sa të ardhurat mesatare të anglezëve. Ndërsa Fullani ka të ardhura që janë 11.7 herë më të mëdha se të ardhurat mesatare të shqiptarëve.

E.G.

Comments

Submitted by @kevinjon@ (not verified) on

Mashtrimi i pare fillon se behet fjale per nje Medium anti-Berishe dhe i perfolur perhere per te pavertetat qe boton.

Mashtrimi i dyte qendron ne faktin se rrogat baze te Bankiereve neper bote (fiksum) nuk jane te ardhurat reale nga profesioni. Rrogat e Bankiereve perbehen nga:

Fiksum + % ne baze te fitimit vjetor te bankes + nje shume aksesi te akcjeve te bankes ne Burse + Dietat + Shuma X qe i ofrohet ne kontrate ne rast te largimit te parakohshem nga detyra (zakonisht shkon ne milione $/€ + Pensioni qe i akordohet per jete gjatesi pas perfundimit te detyres + Pensioni i kases se brendeshme te pensioneve ngjashem me pensionet shteterore qe perfiton cdo puntor i dale ne moshe.

Fullani nuk ka asgje nga keto perfitime te zakoshme ne saje te kontrates pervec rroges fikse dhe pensionit shteteror qe llogaritet sipas rroges qe kishte.

Nje aspekt tjeter te ekonomise kapitaliste dhe sidomos per vecorine qe kane sistemet bankare e financiare (ndryshe nga zanatet e tjera te rendomta) qe me qellim nuk permendet ketu per arsye populiste me baze te ideologjise komuniste te ndersimit te popullit kunder kulakeve... eshte fakti se rroga/perfitimi i nje bankieri eshte me arsye te forte me i larte se cdo zanat tjeter (edhe ndaj politikaneve) sepse kemi te bejme me nje sektor ekonomik e financiar delikat dhe shume percaktues qe ka interes te mbaje afer apo te terheqe Personat e kualifikuar dhe qe jane ne gjendje te mbajne pergjegjesi te medha ne drejtimin e ekonimise. Pa oferta te majme, do te shkonin resurset e duhura tutje aty ku paguhen me majme e jane me te siguruar.

Perpara se te vazhdoni te baltosni cdo gje qe ka lidhje me sistemin e tregut te lire kapitalist duhet te sqaroni popullin per ndryshimin e konceptit Komuniste te nje ekonomie te centralizuar dhe drejtuar me urdhera politike ndaj atij te sistemit kapitalist te ekonomise se tregut ku rrogat e perfitimet financiare jane mjete te duhura legjitime.

Kev

P.S. Kam punuar vete ne seline qendrore te Deutsche Bank ne Frankfurt am Main.

Submitted by @kevinjon@ (not verified) on

Shtojce:

Askush nuk e di me saktesi se sa fiton nje bankier neper Bote gjate nje viti. Kjo sepse kur ben dekalarate ndaj organit shteteror fitimi neto varion ndryshem nga fitimi bruto. Sipas shkaqeve te ndryshme...

Ne kete artikull eshte marre per baze vetem fitimi i nje rroge fikse dhe behet krahasim mekanik jo i drejte!

Submitted by Anonim (not verified) on

Meqenese paske dyshime shiko tax return te Ben Bernankes dhe tek annual report i bankes qendrore te anglise ke dhe ato te Mervyn King.  Kur e keni daten e rrogave ne BSH? Se dyti nje koment ne lidhje me blogun. respublica me te kujdesshem ndaj burimeve te informacionit. Burimi eshte top channel

Submitted by nik (not verified) on

Duhet saktësuar se nuk bëhet fjalë për klasifikimin mbi bazën e të ardhurave nominale, por.............

dhe mbi kete por......fillojne e thuren legjenda.

pa te marrim nje nga keta ANAListet qe botojne ne gazeta (ose koli i ballajve) dhe qe marrin mbi 1 milion per cdo shkrim qe bejne kunder qeverise dhe ti krahasojme me analistet e tjere ne bote rezulton se per nga numuri i popullsise marrin 10 here me shume se sa analiste me fame te stacioneve me prestigjoze te botes.

ja.keto jana krahasimet e topkanalit dhe shqiptares.com

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.