Shqipëria, në vend të 18 në Europë për nivelin e borxhit. Por e fundit për konkurueshmërinë ekonomike

Postuar në 24 Korrik, 2015 04:40

Shqipëria renditet e 18-a në Europë për nivelin e borxhit nga 45 vende. Renditja në këtë vend publikohet nga revista “Monitor” që merr si të dhënë bazë listën e publikuar nga “Eurostat” e përpiluar vetëm për 28 shtete. Shqipëria është e 18-a me 70% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por është ekonomia më pak konkuruese. “Ky nivel i ulët konkurrueshmërie nuk i lejon Shqipërisë të rritet me ritme të shpejta, duke vënë në dyshim aftësinë e saj për të reduktuar madhësinë e borxhit në afatin e gjatë (autoritetet shqiptare kanë pranuar se një rritje reale mbi 4% është e nevojshme për të siguruar një ulje të qëndrueshme të borxhit publik, si dhe reduktimin e papunësisë)”, shkruan “Monitor”. Në vend të parë është Greqia me 168.8% të PBB, në vend të dytë Italia me 135.1% dhe në vend të tretë Portugalia me 129.6%. Vendi me nivel më të ulët borxhi është Estonia me 10.5% dhe Kosova me 10.6%.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.