Shqipëria e Eliza Dushkut dhe ajo e Eliverta Çoçkës

Postuar në 07 Tetor, 2012 11:49

Ardhja e Eliza Dushkut në Tiranë na dha mundësitë shohim për herë të parë pas kaq kohësh në ekran kryebashkiakun Basha. Me siguri ka lënë punët e rënda dhe mezi ka gjetur mundësinë të takohet sa për respekt të aktores së Hollivudit. Janë dhe ca të burgosur që po vdesin urie, fare afër vendit ku vipat me ‘v’ të vogël bënë foto me Vipen me ‘V’ të madhe... por aktorja nuk e njeh akoma këtë farë Shqipërie.

Ilir Yzeiri në gazetën Shqip bën një paralelizëm mes dy grave që pushtuan mediat, Eliverta Çoçkës të vrarë me kallash nga një dashnor i marrë dhe lënë pa varr nga i shoqi e fshati, dhe asaj të një aktoreje që promovon në një dokumentar Shqipërinë e mrekullueshme, të dashur e romantike (tashmë pa Elivertë).

Yzeiri i drejtohet aktores Dushku: “Edhe në rastin tuaj Eliza, ti dhe ata që vijnë në Tiranë për të bërë ballo me maska me qeverinë e Tiranës, e kanë të kotë që na fshihen pas folklorit nacionalromantik. Ju duhet ta dini se honoraret për ju, biletat apo paratë që ju merrni për shërbimet që po kryeni në Tiranë, për fat të keq, nuk janë shpërblim për aktin tuaj heroik në shërbim të atdheut, janë pagesa për shërbimet që ju i bëni udhëheqësve të korruptuar të këtij vendi dhe vrasësve të opozitës. Ndaj unë do ta mirëkuptoja misionin tuaj, në qoftë se ju do të kishit ardhur në Tiranë vetëm, pa ftesën për të bërë ballo me maska (...) dhe të kishit shkuar fjala vjen në familjen e Ziver Veizit dhe t’i kishit paguar shkollën për një vit asaj vajze jetime, babai i së cilës u vra nga Lulzim Basha e Sali Berisha. Ose të kishit shkuar e të vizitonit të dënuarit politikë dhe me të ardhurat tuaja apo me ndonjë fushatë të nisur prej jush, të mblidhnit fonde për dëmshpërblimin e tyre ose më në fund, të kishit shkuar edhe në familjen e Elivertës së gjorë dhe të kishit bërë një dhuratë për fëmijët e saj jetimë, të cilët vuajnë dy fatkeqësi: humbjen e nënës dhe peshën e madhe të moralit që u ka hedhur mbi supet e njomë shoqëria jonë e çmendur, idiote dhe hipokrite.”

“Ndaj në këto kushte, unë e ndiej veten më shumë bashkëqytetar fatkeq i Elivertës dhe nuk krenohem aspak me ju. Përkundrazi, e ndiej veten keq kur ju shoh të pozoni me lloj-lloj grash me fustane të shtrenjta e me varëse floriri që peshojnë disa kilogramë. Këtë Shqipëri unë nuk e dua, mbajeni për vete dhe promovojeni për të kënaqur epshet dhe lakminë tuaj, mua më mjafton Shqipëria e Elivertës” shkruan tek Shqip Iliri Yzeiri.

k. cukali

 

Shkrimin e plotë në:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/10/07/nga-eliza-dushku-tek-eliverta-c...

 

 

Comments

Submitted by llulla kokemadhe (not verified) on

<p>&nbsp;Per foton e mesiperme dicitura mund te ishte: <u><em><strong>&quot;O Ne, O Shqiperia&quot;.</strong></em></u> Koncepte te cilat perkojne mire me permbajtejen e shkrimit te Yzeirit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.