A shpreson vërtet Rama që Malaj të kthehet në PS (siç deklaroi dje publikisht)?

Postuar në 12 Maj, 2013 06:24

Vazhdon jehona e vizitës së Ramës në Vlorë. Panorama citon sot një moment nga biseda e kreut të PS me gazetarët në këtë qytet. I pyetur rreth dëmit që do t’i shkaktojë kandidimi në Vlorë si i pavarur i Arben Malajt, Rama tha se shpreson të mos ketë dëmtime. Madje, shpreson edhe që ai të kthehet në PS! Pavarësisht “gabimit”.

“Sesa e dëmton Malaj partin socialiste këtë do ta shikojmë në përfundim të zgjedhjeve, por shpresoj që të mos ketë dëmtime. Unë shpresoj që Malaj të kuptojë gabimin dhe të rikthehet te PS aty ku ka dhënë kontributin e tij prej vitesh. Me daljen e tij si i pavarur Malaj i shërben vetëm Berishës dhe askujt tjetër. Me mbështetjen që po i bën Malajt, Fatosi po bën një sjellje të pa denjë, që shpresoj të reflektojë në të ardhmen”. Ndërsa përsa i përket mosvendosjen në lista të Eltar Dedës dhe Isarajt, Rama tha se “ata janë aktivë dhe në gjirin e Partisë Socialiste, për të luftuar së bashku për largimin e Berishës nga pushteti që po ju merr frymën shqiptarëve dhe sidomos vlonjatëve ndaj të cilëve ka mllef”.

Në kthimin e një “djali plangprishës” ndikojnë një sërë faktorësh, emotivë, financiarë, strategjikë. A beson z. Rama se z. Malaj do t’i krijohen këto faktorë që të dojë të kthehet?

k.c.

Comments

Submitted by Bartolomeo (not verified) on

Unë shpresoj që Malaj të kuptojë gabimin dhe të rikthehet te PS aty ku ka dhënë kontributin e tij prej vitesh. Me daljen e tij si i pavarur Malaj i shërben vetëm Berishës dhe askujt tjetër.

Ore ky nuk është në vete!
Çfarë janë këto përralla që flet ky (deleted) kokainoman? Ore po nuk ka kaluar as një javë e do të na bësh të mendojmë se iku Malaj, kur në fakt Malajn e ndoqe ti (deleted)?
Ky me këto fjalime thjesht po përgati të njëjtin skenar dennigrues si me treshen Blushi, Malaj, Islami në 2009 kur i bënin kritika ngaqë nuk dha dorëheqjen.

Ky po fillon ta përdori Malajn e të tjerë që I KA NDJEKUR VETË për të justifikuar jo-fitoren 23it.

Dhe jo Malaj nuk i shërben Berishës, ai e tha hapur, kush do kupton kush do bën kastile: Malaj derisa Edi Rama bashkë me Veliajt, Tahirat e Rupat ta përjashtojnë definitivisht nga PS do të jetë kundër Berishës. Çështja është se do jetë një zë i vërtetë socialist që nuk do të lejoj që Edi, hajduti Tahiri, kryehajduti Meta dhe shoku Kokëdhima që do shfrytëzojnë burimet e shtetit për të fuqizuar e pasuruar bizneset e tij të mos kenë fushë të lirë.

Kush nuk është militant (deleted), që pret të zhvas nga shteti, siç ka bërë lukunia e Berishës dhe Metës nga 2009 e këtej, e kupton vetë se kë duhet të votojë.

Po i nënvlerësoni shumë vlonjatët, nuk janë të gjithë syleshë, siç do t'i bëjë Edi Rama uzurpuesi i PS që nga 2009.

Submitted by Lomi pri Baldushku (not verified) on

No mër zotni Bartolemeo e kimi kuptu por zotnia jote,me sa dukut nuk e paske kuptu zotin Malaj. hajt tyrqeta.

Submitted by Bujar (not verified) on

Malaj qe te behet deputet i duhen 15000 deri 20000 vota. Po ne qofte se ai, fjala vjen, ne nje rast hipotetik, merr mbi 40 mije vota, a vjen kush ne liste si "i pavarur" pas tij? Ne kete rast, ai demton apo fuqizon PS, meqe e paska qejf akoma?

Submitted by E dine se? (not verified) on

Arben Malaj nuk e demton PS-ne, por ndihmon Berishen. Sa bukur! Ja pra sa e don rotacionin Arben Malaj. Njerez te tille per pushtet vrasin edhe te atin. Duket qarte, jo vetem te Arbeni, por edhe te te tjere. Por Arben Malaj na ben pershtypje se e kemi ditur njeri me mend e jo si Dogjani apo Kadeli qe jane hunj gardhi, por partia i nderoi dhe i ngriti aq lart sa as vete dikur nuk e besonin. Po ç'ti besh partise qe nuk do ta dije se ke perkrah, mjafton qe te marre pushtetin...

Submitted by Bartolomeo (not verified) on

Jo mor jo.

Fajin e ka Rama që nuk e kandidoi, i atij është faji që nuk di të mbajë njerëzit me vlerë.

Si nuk e shikoni njëherë fajin tek uzurpatori, aq shumë ua ka shplarë trurin?

Submitted by Bartolomeo (not verified) on

Në këtë aspekt ai që e ka dëmtuar më shumë se kushdo tjetër PSnë ka qenë dhe është Edi Rama, me paaftësinë që e karakterizon. Edi Rama është njeriu i Berishës.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.