Shpërthimi i Shimës...

Postuar në 14 Korrik, 2012 04:11

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që prej një koleksioni publik veprash arti të deklarohen njëherësh të humbura rreth 60 piktura, nga të cilat 27 vepra të Vangjush Mios, pasuri e galerisë publike “Guri Madhi” në Korçë (për Mion kjo është humbje e përsëritur, ka ndodhur njëherë më 1994 me 21 vepra të tjera). Po ç’bëhet me koleksionet e tjera publike të arteve pamore? Pakkush e di që si “Guri Madhi” në Korçë ka koleksione të tilla edhe në Elbasan, Berat,Vlorë, Durrës, Shkodër etj. Në një intervistë në Shekullin e sotëm drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve Rubens Shima, për rastin “Mio” thotë: “Është pa dyshim ngjarja më e rëndë dhe zhdukja me përmasat më të mëdha që i ka ndodhur pikturës shqiptare. Kjo ngjarje është shokuese”.

Dhe më pas shton: “Rreziku që i kanoset koleksioneve publike, këtu flas jo vetëm për veprat e zhdukura nga Galeria e Korçës, por për të gjitha ato piktura, skulptura, vizatime, grafika, gdhendje, vlera të etnografisë, të cilat po vidhen, po shkatërrohen nga papërgjegjshmëria e Bashkive është shumë emergjent. Nuk mund t’u lihen më në duar drejtuesve apo kryetarëve provincialë, tekave dhe kapriçiove të tyre. Duhet një reagim i menjëhershëm, ndoshta dhe një kuadër ligjor i ri, nëse Bashkitë vazhdojnë me injorancën që i karakterizon të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për to. Koleksionet e rëndësishme, veprat e artit me vlera unikale, duhet të vihen nën mbrojtjen e Ministrisë së Kulturës. T’iu rikthehen qyteteve kur Bashkitë të dëshmojnë me fakte dhe vepra se janë në gjendje t’i garantojnë, t’i mbajnë, dhe t’i promovojnë  këto vlera...” (A.N)

 

Në foto: Berisha dhe Shima, në një ekspozitë me vepra të piktorit Jan Dibbets, në GKA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.