Shkullaku: Berisha mund të frenojë kundërshtitë ndaj Bashës vetëm nëse rri vetë në zyrën e podiumin e PD-së...

Postuar në 25 Korrik, 2013 15:33

Armand Shkullaku në një analizë te MAPO, krahason e gjen të përbashkëta te gabimet në zgjedhjen e Kryetarit të PD me ato të mandatit të dytë qeverisës të Berishës.

Shkruan Shkullaku:

“Duke preferuar t’i mbyllë dhe jo të ballafaqohet me problemet reale në PD, Berisha bëri të njëjtin gabim që i kushtoi shtrenjtë gjatë mandatit të dytë qeverisës. Në momente të vështira, veçanërisht kur i duhej të merrte vendime të forta në raport me partnerin tjetër në qeveri, LSI, ai shfaqi dobësi duke anuar nga kompromiset. Zgjodhi t’i kapërcejë, t’i mbulojë problemet e vërteta pa u dhënë një drejtim të qartë. Duke shpresuar te negociatat e orëve të fundit, dhe jo tek aktet e qarta politike, Berisha vetëm shtyu në kohë një krizë që i shpërtheu dy muajt e fundit të mandatit, dëshmi e qartë kjo që problemin e kishte po aty, por  vetëm se ai nuk kishte patur vullnet të ballafaqohej në kohë me të.”

Ndaj ai e quan Bashën “zgjedhje” por jo “zjgidhje” për PD. Shkullaku thotë se me të njëjtën logjikë u veprua edhe në zgjedhjen e lidershipit të ri të Partisë Demokratike.

Duke i vënë para faktit të kryer, ai duket se nuk ka dashur t’u lërë kohë pakënaqësive të malcohen.

“Me këtë votim Berisha nuk mund të frenojë kundërshtinë e pritshme ndaj lidershipit të Bashës, vetëm nëse ka vendosur të rrijë vetë në zyrën dhe podiumin e PD. Por, edhe nëse e bën këtë, përsëri nuk është një garanci e mjaftueshme,” thotë Shkullaku.  

k.c.

i plotë:

http://mapo.al/2013/07/25/basha-zgjedhje-dhe-jo-zgjidhje-per-pd/

Comments

Submitted by bledi ne emigrim (not verified) on

<p>Ne fund nxori koke dhe ky Shkallaku! Po nga b....e lepiria qe bejne nje sere gazetaresh te rangut te ketij humbi fryma e kritikizmit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.