Shkëlzen Berisha, Tom Doshit: “ordiner” dhe “shihemi në gjykatë”

Postuar në 01 Qershor, 2013 08:17

Në Shqipëri shteti i së drejtës funksionon... të paktën duke u nisur nga fëmijët e Berishës që rendin drejt gjykatës çdo javë! Dhe i fitojnë të gjitha çështjet! Këtë radhë djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha ka kërcënuar se do të padisë Tom Doshin për shpifje për deklaratën e bërë dje në Velipojë (ku tha se: “...Sali Berisha? Është hajduti më i madh që ka Shqipëria. Ky hajdut ka futur fëmijët e vet sekserë. Te Shkëlzeni është bërë si me kenë zyra e punës, zyra e tenderave”.)

Në deklaratën e tij sot, Shkëlzen Berisha u kujton se me këto shpifje kanë humbur në gjykatë sa herë:

 “Ai ripërsëriti në Shkodër shpifje që kanë marrë jo një, por disa herë përgjigjen e drejtësisë. Të njëjtin fat do të kenë edhe këto akuza të ambalazhuara nga Rama dhe të mbllaçitura nga goja e ordinerit Tom Boshi, që Shkodra dhe e gjithë Shqipëria e njohin si deputeti që ka diplomë universiteti, por i mungon ajo e shkollës tetë vjeçare.”

k.c.

Comments

Submitted by Aura (not verified) on

<p>Ta kishte ofendu icik me shume ky Zeni, Tomen, mendoj une! Fjala &quot;ordiner&quot; vjen nga angishtja &quot;ordinary&quot; qe perkthehet &quot;i zakonshem&quot;... Tome! Drejtohu gjykates me kunder-akuze per mos marrje haku.</p>

Submitted by Albi (not verified) on

Ti Aura cfare je pjestare e klanit Birisha? S me interesojne diplomat e Doshit, por vjedhjet spektakolare te familjes mafioze Berisha, ju ka ardhe fundi pergjithmone, behuni gati per t'u kthyer ne Shumadije, atje ku ku ju kane premtuar azil politik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.