Shënim: Vazhdon teatri i kukullave të zonjushave zëdhënëse të PD-së

Postuar në 24 Mars, 2013 06:46

Sot lexoi një deklaratë për shtyp zëdhënësja e re e PD-se, e cila e kishte emrin Ledina, apo Laura, apo Erla, apo diçka të tillë. Por emri dhe çfarë tha nuk kane shumë rëndësi. Ajo, zedhenesja, dukej qartë se po lexonte diçka që ia kishte shkruar pupetmaster-i Berisha. Edi Rama ka kohë që e ka ndërprerë këtë lloj teatri kukullash – deklaratat për shtyp në emër të PS-së i japin vetëm ai dhe deputetë ose anëtarë të Asamblesë Kombëtare të saj.

Edhe Berisha bën mirë të mos nxjerrë më kukulla që thjesht ulin e ngrenë vetullat kur lexojnë deklaratat e shkruara prej tij. Le të nxjerrë të paktën njerëz që KQZ-ja e Ristanit u ka dhënë mandatin e të qenit përfaqësues të “popullit blu”.
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by a. (not verified) on

Zaloshnja, po qe ja ke keputur kot fare sot ?!

Sot ka folur Ledina, Ledina Aliolli , nga podiumi i Kuvendit si deputete s pd-se...

Sikur me shume doje te ilustroje idene e teatrit te kukullave...por mos u beni dhe ju ndonjehere...

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Po Zaloshnja s'po flet per Kuvendin o zoteri, po per konferencat per shtyp.

Submitted by a. (not verified) on

O Andon, lexon mua apo Zaloshnjen ?!

Zaloshnja shkruan sa me lart : " Le te nxjerre te pakten njerez qe KQZ-ja e Ristanit u ka dhene mandatin e te qenit perfaqesues te "popullit blu". "

Mos rri si gjahtar ne kallamishte me cifte ngrefur qe kush te flutoroje ti t'i besh 'baaam' !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.