Shënim: Sa herë do përurohet Hidrocentrali i Banjës?

Postuar në 13 Maj, 2013 10:53

Kryeministrin demokrat Berisha e ka rikapur dalldia e përururimeve. Mes tyre, edhe vepra që i ka përuruar fushatën e kaluar dhe që mbetën në kuadër fushate.Përurimi i nisjes së punimeve përgatitore për ndërtimin e hidrocentralit të Banjës në rrethin e Elbasanit, një nga tre veprat energjetike që do të ndërtohen në kaskadën e lumit Devoll nga kompania norvegjeze “Statkraft”, mund te konsiderohet një skandal zgjedhor.

Sepse perurimin (firmën në dosjen e kontratës për ndërtimin e 3 HEC-eve Berisha e lancoi dhe në faqen e tij në Facebook tre ditë më parë) e ka bërë edhe në vitin 2009, vetëm pak ditë më parë zgjedhjeve të përgjithshme të atij viti. Por shefi i qeverisë e ka “harruar” këtë detaj duke e cilësuar projektin më madhor në fushën energjetike gjatë 30 viteve të fundit, duke shtuar se me përfundimin e tij bëhet realitet premtimi për shndërrimin e Shqipërisë në një fuqi energjetike në rajon. E.Shehu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.