Shënim: Pyesin për ligj bodigardët e Berishës?

Postuar në 31 Maj, 2013 07:37

Televizioni Top News, dhe gazetat Mapo, Shqip, Shqiptarja.com dhe Tema kanë dhënë lajmin se në Burrel kanë qëlluar me gurë makinën e kryeministrit. Personi që qëlloi eskortën e Berishës, është identifikuar si Petrit Hoxha, është 52 vjeç, dhe është – ky identifikim është interesant e argëtues; pse e bëjnë këtë identifikim, nuk e thonë -  vëllai i ish-drejtoreshës së spitalit në Burrel.

Gurët nuk kanë dëmtuar askënd, e në këtë kuptim lajmi nuk është këtu. Lajmi është gjetkë.  Autori i këtij gjesti është keqtrajtuar (është rrahur barbarisht, thuhet diku) nga rojet e trupit të Berishës. Nëse kjo ka ndodhur, atëherë mund të thuhet se këta nuk janë roje trupi, por rrugaçë e banditë. Ata nuk kanë asnjë të drejtë që të rrahin askënd. Ata kanë të drejtë, sipas ligjit, të mbrojnë kryeministrin, dhe në rrethana të tilla, ata mund ta ndalojnë personin keqbërës, dhe ta çojnë në komisariat, e më pas e kanë fjalën hetuesit, prokurorët e gjyqtarët. Edhe sikur Berisha të kish marrë plagë nga ky sulm, madje edhe sikur të kish ndodhur më e keqja për Berishën, ata roje trupi do duhej të silleshin veç në këtë mënyrë.

Përpara disa kohësh, Berlusconit i gjakosën fytyrën në mes të Milanos, duke e goditur me një send të fortë, por askush nuk u hodh si bishë mbi autorin e sulmit. Thjesht e ndaluan. Kaq.

M.N.

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

Si gjitmone disave u flet goja para mendjes dhe para kohe !

E para nuk e dime nese eshte keqtrajtuar ose jo (ndjese por tema dhe shqiptarja.com nuk genjejne per here te pare)

Se dyti nese ky veprim eshte bere gjate nje mitingu te PD nga e di zotrote qe nuk e kane keqtrajtuar militantet (sigurisht sh keq) e PD ose policia por pikerisht bodigardet e Berishes (apo se ka me sh kripe keshtu)

Se treti dikush qe godet me gure makinen e kryeministrit mund te jete i dhunshem edhe me bodigardet e tij apo policine dhe per rrjedhoje mund te kthehet ne objekt te dhunes se tyre sic ndodh rendom ne gjithe boten kur kundershton me force policine.

Se fundmi ka plot shqiptare qe e urrejne gjithashtu Edi Ramen dhe xheste te tilla duhen denuar dhe jo promovuar sepse perndryshe nuk do kemi fushate alternativash por fushate guresh, por mbase kjo eshte pikerisht ajo qe sorollopi yt gjakon (se di pse por te pelqen kjo fjale (ndoshta per shkak te instikteve prej provinciali) te kete ne fushate.

Submitted by Drini (not verified) on

Zoti apo "shoku"  MN,

Ke qene ne skenen  e goditjes se Berluskonit qe e sjell si shembull se si vepruan  rojet e tij?! Apo e ke pare nga tv?!

Fakti qe keto lloj lajmesh raportohen  me keqdashje vetem ne Tema.Top-Chanel,Shqiptarja.com, Respublica e ndonje tjeter, tregon se ju jo vetem jeni te kapur nga  kupola mavi, apo te paguar prej tyre, por se edhe ne gjakun tuaj eshte akoma partia e punes...

Sa per te ardhur keq qe jeni bere...TURP!

Submitted by bbb (not verified) on

Opo Berisha ka vrare 4 veta  duke ndenjur me duar ne xhepa dhe askush sju hodh ne gryke Berishes...Pastaj o godit makina me tulle dhe jo Sala

Submitted by Arben Çokaj (not verified) on

Muç kujt po ia thua? Dëgjojnë ata kafshë thua? Pa ikur nga pushteti nuk dëgjojnë ata...

Submitted by xxx (not verified) on

Autori ben mire qe shtron kete ceshtje. Por, meqe merr si shembull Italine, i kujtoj autorit qe ne ate vend sapo ka nje thirrje ose nxitje violence, e gjithe elita mediatike, perfshire edhe blogje te tilla, reagojne ne menyren me te ashper.
Kane nje shprehje ne Itali e cila e shqiperuar do te ishte pak a shume keshtu: kushtet ekstreme ( thirrjet per dhune) kerkojne zgjidhje ekstreme ( rrahjen e atentatorit). Me pak fjale, nuk mund te besh paralelizmin me Italine.

Submitted by xxx (not verified) on

Autori ben mire qe shtron kete ceshtje. Por, meqe merr si shembull Italine, i kujtoj autorit qe ne ate vend sapo ka nje thirrje ose nxitje violence, e gjithe elita mediatike, perfshire edhe blogje te tilla, reagojne ne menyren me te ashper.
Kane nje shprehje ne Itali e cila e shqiperuar do te ishte pak a shume keshtu: kushtet ekstreme ( thirrjet per dhune) kerkojne zgjidhje ekstreme ( rrahjen e atentatorit). Me pak fjale, nuk mund te besh paralelizmin me Italine.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.